Lajme

Xhaferi uron Kosovën për 15 vjetorin e marrjes së vendimit historik

Autori: Gazeta inFokus 09:19 | 17 February 2023

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, me anë të një postimi në Facebook shprehu urimet e tij të përzemërta për Kosovën në 15-vjetorin e pavarësisë, duke e cilësuar vendimin historik, të përgjegjshëm, të shumëpritur dhe tej mase të guximshëm të qytetarëve kosovarë dhe Republikës së Kosovës.

“Vizioni i burrështetasve Rugova, Jashari, largpamësia, mençuria dhe vullneti i palëkundshëm për ndërtimin e një shteti të lirë dhe të pavarur ishte rruga që e trasuan dhe plot 15 vite e ndjekin me devotshmëri gjeneratat e reja, duke e kompletuar imazhin e Republikës së Kosovës bashkëkohore, demokratike, progresive dhe paqedashëse”, shkroi ai.

Xhaferi mes tjerash uron Kosovën që t’i gëzojë edhe shumë përvjetorë në paqe, mirëqenie dhe reflektim pozitiv dhe të respektueshëm në rajon dhe më gjerë!

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera