Lajme

Xhafer Tahiri – Vushtrria do të mbjellë 10,000 drunjë dekorativ, i bashkohet iniciativës së Presidentes Osmani për mbjelljen e një milion drunjëve në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 22:31 | 27 September 2021

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar komune në zgjedhjet e 17 tetorit është musafir në emisionin Debat Pernime në Kallxo.com.

Tahiri në Debat Pernime potencoi se Vushtrria do të mbjellë 10,000 drunjë dekorativ, do ti bashkohet iniciativës së Presidentes Osmani për mbjelljen e një milion drunjëve në Kosovë.

“Komuna e Vushtrrisë deri më tani i ka mbjellur 2000 mijë drunjë dekorativ dhe kemi një kontratë për mbjelljen e 10 mijë drunjëve dekorativ ku do ti bashkohemi iniciativës së Presidentes Osmani për mbjelljen e një milion drunjëve në Kosovë ” tha ai.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera