Lajme

Xhafer Tahiri: Jam për koalicionin LDK-LVV

Autori: Gazeta inFokus 21:36 | 13 August 2019

Kryetari Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka thënë se është për një Qeveri  LDK – LVV, duke e përkrahur mundësinë e një koalicioni në mes LDK-së e LVV.

“Unë jam  për koalicionin  me VV-në. Unë udhëheqi një koalicion në nivelin komunal në Vushtrri  me Lëvizjen Vetëvendosje, pse mos të kemi një koalicion me VV-në. Ky  koalicion mund të sjell ndryshim. Nëse interesi i shtetit e kërkon të udhëhiqet me VV pse mos të ndodhë kjo, por kjo nuk është vetëm në dorën e LDK-së,  por edhe nga pazaret e tjera politike që do të bëhen në skenën politike”, tha Tahiri në emisionin Debat Plus, në RTV Dukagjini.

Tahiri nuk ka dashur të komentojë gjuhen e VV-së, që kishte ndaj Isa Mustafës, duke e quajtur atë “Argat të Serbisë”

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera