Sport

Wilber “Bebote” Perez ftohet nga Guatemala

Autori: Gazeta inFokus 18:21 | 28 August 2018

Sulmuesi i Gjilanit Wilber Perez është ftuar nga Përfaqësuesja e Guatemalës për dy ndeshjet miqësore të muajit të shtator.

Perez i cili erdhi në këtë edicion te gjilanasit ka debutuar me gol në kampionatin kosovar, ndërkohë ka pasuar menjëherë ftesa nga selektori Walter Claveri për ndeshjet me Argjentinën dhe Ekuadorin.

“Lojtari i posa ardhur në këtë afat kalimtar Wilber Perez i njoftur dhe me nofkën “Bebote” ka marrur ftesë nga përfaqësuesja e vendit të tijë Guatemala.Bëhet fjalë për dy ndeshjet miqësore që Guatemala i zhvillon kundër Argjentinës me 9 Shtator dhe Ekuadorit me 11 të po këtij muaji”, thuhet në njoftimin e klubit gjilanas.

-Advertisement-

Perez do të grumbullohet më 3 shtator me Përfaqësuesen e vendit të tij, menjëherë pas ndeshjes që do ta zhvillojë në vikend me Gjilanin përballë Trepçës ’89.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera