Sport

“Wembley” mbetet anglez, miliarderi Khan tërheq ofertën për blerjen

Autori: Gazeta inFokus 07:51 | 18 October 2018

Stadiumi mitik i “Wembley-t” në Londër do të mbetet pronë e Federatës Angleze të Futbollit, pasi manjati Shahid Khan, pronari aktual i skuadrës së Fulhamit, vendosi të tërheqë ofertën për blerjen e tij. Ai kishte ofruar 682 milionë euro për të blerë stadiumin mitik të Londrës, ku luan ndeshjet e saj edhe përfaqësuesja e “tre luanëve”.

Lajmi u bë i ditur nga Martin Glenn, CEO i Federatës Angleze të Futbollit, i cili shtoi se tashmë është marrë një vendim tjetër, që “Wembley” të mos jetë më në shitje.

“Shahid Khan vendosi të tërheqë mbrapsht ofertën prej 682 milionë eurosh për të blerë ‘Wembley-n’. Dua t’u theksoj se kemi vendosur që të heqim nga shitja stadiumin, duke parë edhe rezultatet e sondazhit të bërë me sportdashës, por edhe ish futbollistë e trajnerë ndër vite”, deklaroi Glenn.

-Advertisement-

“Për fat të keq, votimi i javës së kaluar më bëri të kuptoj se nuk kam asnjë garanci për blerjen e stadiumit. Derisa të vijë koha që ata të ndryshojnë mendje dhe të jenë pro shitjes së stadiumit, unë kam vendosur të tërheq ofertën time për blerjen e “Wembley-t”, nga Federata Angleze”, deklaroi miliarderi amerikan, me origjinë nga Pakistani.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera