Lajme

Washingtoni jep “dritën jeshile”, SHBA miraton marrëveshjen e huasë prej 302 milionë dollarësh për mbrojtjen shqiptare

Autori: Gazeta inFokus 09:46 | 04 August 2026

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar zyrtarisht ratifikimin dhe nënshkrimin nga Shqipëria të një kredie të re prej 302 milionë dollarësh në kuadër të programit Financimi i Huaj Ushtarak (FMF).

Sipas njoftimit të palës amerikane, kjo marrëveshje do të mbështesë përpjekjet e Shqipërisë për të përmbushur Angazhimin e Mbrojtjes së Hagës, që parashikon rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen në nivelin 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto deri në vitin 2035.

Kredia FMF do të përdoret për modernizimin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, përmes blerjes së kapaciteteve kryesore me origjinë nga Shtetet e Bashkuara, si dhe për forcimin e aftësive mbrojtëse të Evropës.

-Advertisement-

Në njoftim theksohet se kjo marrëveshje është pjesë e partneritetit të ngushtë strategjik mes SHBA-së dhe Shqipërisë, e cila si anëtare e NATO-s ka bashkëpunuar me Uashingtonin në çështje të rëndësishme të sigurisë dhe politikës së jashtme.

SHBA vlerëson gjithashtu rolin e Shqipërisë në strukturat ndërkombëtare të sigurisë, duke përfshirë edhe pjesëmarrjen e saj si anëtare themeluese e Bordit të Paqes të Presidentit Trump.

Marrëveshja prej 302 milionë dollarësh konsiderohet një hap i rëndësishëm për forcimin e kapaciteteve ushtarake shqiptare dhe për thellimin e bashkëpunimit strategjik mes dy vendeve. /tch

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy