Sport

The Washington Post shkruan për ‘shqiponjën’ e Xhakës dhe Shaqirit

Autori: Gazeta inFokus 13:41 | 03 July 2018

Prestigjiozja amerikan The Washington Post i ka kushtuar një artikull lojtarëve shqiptarë tek kombëtarja e Zvicrës, ajo ka shkruar se ndeshja e sontme kundër Suedisë do të jetë më ndryshe se ajo kundër kombëtares serbe, pasi në këtë ndeshje asnjë lojtar nuk do të festojë duke imituar shqiponjën.

Në një ndeshje të 20 qershorit, lojtarët shqiptarë të Zvicrës festuan golat nëpërmjet gjesteve që ishin në kundërshtim me rregullat e FIFA-s,

Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri dy kosovarë me etni shqiptare festuan duke imituar gjestet e shqiponjës që është simbol i shqiptarëve, por FIFA më pas i ka dënuar për këtë gjest dy lojtarët e ekipit zviceran me nga 10, 100 $ për secilin.

-Advertisement-

Por në anën tjetër, tifozët dhe lojtarët serbë në uniformën sportive kishin vendosur foto të Ratko Mladiq, i njohur edhe si “kasapi i Bosnjës”, i cili ishte dënuar për gjenocidë nga tribunali kriminal ndërkombëtar. Në një gjykim të veçantë, organizata e Kupës së Botës gjobiti federatën e futbollit serb me 54,700 dollarë për “shfaqjen e banderolave dhe mesazheve diskriminuese”.

Sipas “Washington Post”, Shqipëria është një vend i vogël me mbi 3 milionë banorë, të cilët kanë ekzistuar si një entitet politik për më shumë se 100 vite. Përgjatë 500 viteve, ata ishin okupuuar nga Otomanët, por shqiponja nuk ka qenë simbol i dhunës apo agresivitetit. Mbase për një minoritet, shqiponja simbolizon nacionalizmin radikal apo kombin e madh shqiptar. Në incidentin e dronit të vitit 2014, shqiponja ishte vendosur në mjetin teknologjik ku pjesë e saj ishte edhe harta e Shqipërisë së Madhe,.

Por për shumë shqiptarë, shqiponja përmbledh flamurin e tyre kombëtar dhe identitetin dhe Shqipëria konsiderohet si “toka e shqiponjave”. Gazeta amerikane, gjithashtu përmend edhe lidhjet linguistike që shpjegojnë se shqiponja është simbol konsistent i njerëzve shqptarë që datohet nga shekulli i 11.

Kur heroi i shqiptarëve, Gjergj Kastriot Skenderbeu luftoi kundër Perëndorisë Otomane gjatë shekullit 15, ai si simbol të identitetit të tij përdori shqipnjën me dy krenare. Shqiponja, me dy koka, shërben për të përfaqësuar një diversitet të popullatës si myslimanë, ortodoksët dhe krishterët katolikë.

Për shqiptarët, shqiponja është një simbol historik. Fraksionet e ndryshme politike shumë herë janë përpjekur t’i japin një formë tjetër simbolit të shqiponjës. Kur Italia kishte pushtuar Shqipërinë gjatë Luftës së Dytë Botërore, regjimi i Benito Musolinit vendosi një kurorë mbi shqiponjën.

Pak vite më vonë, 40 vite nën regjimin e komunizmit të Enver Hoxhës, ai vendosi një yll mbi shqiponjën. Gjithashtu, mediumi presitigjioz amerikan nuk lë pa përmendur edhe emigracionin shqiptar që për vite me radhë ia kanë mësyrë shteteve evropiane, që një rast i tillë i ka prekur pikërisht dy lojtarët shqiptarë që përfaqësojnë Zvicrën, Xherdan Shaqirin dhe Granit Xhakën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera