Rajoni dhe Bota

Wang Yi: Kina do të jetë gjithmonë partnere e ASEAN-it

Autori: Gazeta inFokus 09:04 | 04 August 2021

Të martën, ministri i Jashtëm kinez Wang Yi mori pjesë nëpërmjet videos në takimin e ministrave të Jashtëm Kinë-ASEAN, ku u shpreh se Kina do të jetë gjithmonë partnere e ASEAN-it.

Wang Yi vuri në dukje se tani Kina e ka vënë nën kontroll efektiv pandeminë e COVID-19, ekonomia vazhdon të ruajë prirjen e rimëkëmbjes dhe shoqëria ka ruajtur stabilitetin. Kina do t’i përmbahet me vendosmëri hapjes me botën e jashtme, duke krijuar strukturën e re të zhvillimit, për t’i dhënë botës e ASEAN-it mundësi të reja zhvillimi.

Në fushën e bashkëpunimit kundër pandemisë, numri një i diplomacisë kineze u shpreh se Kina do të bëjë përpjekje për të plotësuar kërkesat e vendeve të ASEAN-it për vaksina e materiale të tjera kundër pandemisë dhe do t’i përkrahë vendet e ASEAN-it të ndërtojnë qendra rajoanle të prodhimit e të shpërndarjes së vaksinave.

-Advertisement-

Wang Yi theksoi se Kina do të vazhdojë të mbajë premtimet lidhur me “Deklaratën e sjelljes së palëve në Detin e Kinës Jugore” dhe të ngulë këmbë në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes vendeve përkatëse nëpërmjet konsultimeve paqësore.

Ministrat e jashtëm të ASEAN-it ishin të mendimit se ASEAN-i dhe Kina janë partnerë bashkëpunimi dhe ranë dakord t’i ngrenë marrëdhëniet e partneritetit strategjik dypalësh në nivel më të lartë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera