Lajme

VV ripublikon videon për rrugët ku akuzon qeveritë e kaluara: Ishin planifikuar plaçkitje të mëdha

Autori: Gazeta inFokus 13:27 | 24 January 2023

Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, ka vazhduar me publikimin e një video tjetër “Çka ka, çka s’ka nëpër rrugë?”.

VV-ja ka akuzuar pushtetet e kaluara për siç thotë ajo neglizhcencë me projektet rrugore e tash sipas tyre “Qeveria Kurti po i trajton këto projekte me prioritet”.

Kjo video e VV-së në fillim ishte fshirë e më pas është publikuar sërish.

-Advertisement-

Partia që drejtohet nga Albin Kurti pretendon se “ishin planifikuar” plaçkitje të mëdha dhe ata “me ardhjen në qeveri i kanë penguar këto plane”.

“Me punë të mbrapshta dhe plane të zhvatjes na kanë bllokuar rrugët kryesore për vite, por qeverisja e re tashmë i ka zhbllokuar ato dhe ka filluar punën për t’i përfunduar ato projekte”, thuhet ndër tjerash në këtë video.

Teksti i plotë i videos së VV-së:

Çka ka, çka s’ka nëpër rrugë?!

Rrugët dhe akset rrugore që tashmë janë në rrugë të drejtë për t’ju jetësuar:

Prishtinë – Podujevë;

Prishtinë – Mitrovicë;

Prishtinë – Gjilan;

Prishtinë – Pejë;

Kievë – Zahaq;

Me punë të mbrapshta dhe plane të zhvatjes na kanë bllokuar rrugët kryesore për vite, por qeverisja e re tashmë i ka zhbllokuar ato dhe ka filluar punën për t’i përfunduar ato projekte.

Vetëm në aksin Kievë-Zahaq të rrugës Prishtinë – Pejë ishte planifikuar një plaçkitje e madhe e buxhetit të vendit. 240 milionë euro do t’i kushtonte Kosovës hajnia në emër të ndërtimit e shpronësimit. Por e parandaluam. Me qeverinë aktuale ky ndërtim e shpronësim nuk do të kushtojë më shumë se 90 milionë euro.

Ministria e Infrastrukturës është gjetur me 182 milionë euro borxhe të shpronësimeve, ndërkaq buxheti i gjetur që ka qenë i planifikuar për kthimin e këtij borxhi ka qenë vetëm 2 milionë  euro. Ideja qartazi ka qenë aplikimi i kamatës prej 7% në vonesa, që të zhvatet për vjet e më shumë buxheti i shtetit.

Këtë nuk e arritën sepse i ndalëm dhe e kthyem situatën në 0 për t’ia filluar së mbari. Pa keqpërdorime dhe devijime. Pa haraç e kurdisje tenderësh. Me kosto të arsyeshme dhe cilësi të lartë.

Qeveria Kurti ka shtruar rrugë në pjesën veriore të vendit duke lidhur fshatrat me qytetin e Mitrovicës. Do të vazhdojë me këto projekte rrugore që kanë rëndësi qendrore për infrastrukturën publike. Na kanë vonuar por nuk na kanë ndalur.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera