Lajme

VV-ja dhe Lista Serbe në sallë, ironizon Përparim Rama: Patriotizmi në VV sot e paska pushim

Autori: Gazeta inFokus 15:11 | 13 September 2026

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka reaguar për zhvillimet e sotme në Kuvendin e Kosovës.

Ky reagim i tij ka ardhur pasi deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë dhënë votën pro kandidates së Listes Serbe për nënkryetare të Kuvendit, Tanja Vujoviq dhe pasi që ka nisur seanca për formimin e Qeverisë së re.

Në sallë të Kuvendit, përveç deputetëve të VV-së, janë edhe ata të Listës Serbe.

-Advertisement-

Për këtë pamje, ka ironizuar kreu i kryeqytetit.

“Sot paskan vendos mos me qenë patriota me “popullin serb”. Para dy dite po. Sot, jo. Patriotizmi, sot në Vetevendosje e paska pushim! Pamje historike”, ka shkruar Rama, teksa ka shpërndarë edhe fotografinë ku shihen deputetët e VV-së dhe të Listës Serbë në seancën e Kuvendit

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy