Lajme

Kryeprokurori i Shtetit zhvilloi vizitë zyrtare në Prokurorinë Themelore në Ferizaj

Autori: Gazeta inFokus 09:28 | 12 November 2026

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, së bashku me Zëvendëskryeprokurorin e Shtetit, Bahri Hyseni dhe prokurorin e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Veton Shabani, ka zhvilluar vizitë zyrtare në Prokurorinë Themelor në Ferizaj, ku është pritur në takim nga kryeprokurori Burim Çerkini dhe prokurorët e kësaj prokurorie.

Në fokus të diskutimeve të përbashkëta profesionale ndërmjet Kryeprokurorit të Shtetit dhe prokurorëve të Prokurorisë Themelore në Ferizaj ishin çështjet si: avancimi i cilësisë së punës në këtë prokurori; identifikimi dhe adresimi i sfidave me të cilat përballen prokurorët gjatë punës së tyre të përditshme, si dhe njoftimi nga Kryeprokurori i Shtetit për funksionin që do të kenë Mekanizmi mbikëqyrës i punës së Prokurorit të Shtetit dhe Mekanizmi për mbrojtje të integritetit të prokurorëve gjatë ushtrimit të detyrave zyrtare.

Temë e rëndësishme në këtë takim ishte edhe forcimi i llogaridhënies institucionale, me ç’rast u theksua rëndësia e caktimit të prokurorëve mbikëqyrës nga radhët e ZKPSH-së për prokuroritë e vendit, përfshirë këtu edhe Prokurorinë Themelore në Ferizaj.

-Advertisement-

Kryeprokurori i Shtetit ka kërkuar nga prokurorët e Prokurorisë Themelore në Ferizaj që t’i trajtojnë me profesionalizëm dhe kujdes të gjitha rastet e dhunës në familje si dhe të gjitha rastet e tjera penale që bien në kompetencë lëndore dhe territoriale të kësaj prokurorie, në funksion të forcimit të sundimit të ligjit.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy