Lajme

Gjenden mbetje eshtërore të një personi në Lubizhdë të Prizrenit

Autori: Gazeta inFokus 09:40 | 12 November 2026

Gjatë gërmimeve në dy lokacione të dyshuara në fshatin Lubizhdë të Prizrenit, janë gjetur mbetje eshtërore të një individi.

Sipas policisë, gërmimet janë realizuar nga Sektori për Hetimin e Personave të Zhdukur, në kuadër të kërkimeve për personat e zhdukur gjatë luftës së viteve 1998-1999.

Mbetjet eshtërore janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku do t’i nënshtrohen ekzaminimeve mjeko-ligjore për të përcaktuar identitetin e personit.

-Advertisement-

“Sektori i për Hetimin e Personave të Zhdukur, gjatë gërmimeve në dy lokacione të dyshuara kanë gjetur mbetje eshtërore të një individi. Mbetjet eshtërore janë dërguar në IML për ekzaminime mjeko-ligjore.”.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy