Eksperti i tregjeve financiare: Produktet në Kosovë shiten deri në 60 për qind më shtrenjtë se në vendet e tjera
Autori: Gazeta inFokus
09:40 | 12 November 2026
Profesori dhe eksperti i tregjeve financiare, Florin Aliu, ka vlerësuar se çmimet e produkteve në Kosovë janë shumë më të shtrenjta se në shumë vende të rajonit.
Ai ka bërë me dije se këto çmime në Kosovë shkojnë deri në 60 për qind më shtrenjtë se në vendet e tjera.
Gjatë një interviste në “Interaktiv”, Aliu ka thënë se derisa në shumicën e vendeve të BE-së inflacioni ka filluar të stabilizohet, në Kosovë nuk po ndodh një gjë e tillë.
“Shumica e shteteve të Eurozonës janë në një inflacion 1 apo 0.5 për qind, vetëm Letonia është me gjashtë për qind. D.m.th burimet e importimit të inflacionit kanë filluar të stabilizohen atje, ndërsa këtu kemi akselerim edhe më të madh të çmimeve. Qysh është e mundshme kjo? Cili është shpjegimi për këtë?”, ka thënë ai, duke dhënë detaje tjera.
“P.sh., unë kam parë, jam dëshmitar i shumë produkteve që i kam konsumuar, ato produkte në Kosovë shiten me 50 për qind, nganjëherë edhe me 60 për qind më shumë. Si është e mundur kjo? Nuk mendoj se është kostoja e transportit sepse ti një herë e transporton. Në BE pagat janë më të larta, qiraja është më e lartë, energjia elektrike është më e shtrenjtë, gazi është më i shtrenjtë, taksat janë më të larta. Te kostot operative kryesisht janë këto. Atëherë si është e mundur që ne kemi çmime më të larta”, është shprehur ai.
Ai ka bërë me dije se edhe rritja e shtesave nga Qeveria ka mundur të ndikoi në rritjen e inflacionit.
“Hamendësimi im është ky, mund të jenë shumë faktorë brenda, mirëpo, unë e dëgjova një faktor që është i pasaktë, pra transferet që janë bërë, skemat sociale që janë rritur, shtesat e këto, pra paraja direkte që ka ardhur te qytetarët përmes skemave të Qeverisë ka mundur ta akselerojë inflacionin, është e pasaktë për një arsye shumë të thjeshtë”, ka thënë ai, duke treguar se pse ndodh kjo.
“Ai lloj inflacioni që vjen prej parasë, vjen kur shtypen shumë para në treg dhe ka më pak produkte. Kosova është rasti i kundërt, ne përdorim euron por nuk jemi pjesë e Eurozonës. Ka mungesë të parasë në qarkullim. Ti i dëgjon dhe sheh shumë biznese që punojnë me kompenzime. Çka nënkupton kjo? Kjo tregon se ka mungesë të parasë në qarkullim”, është shprehur ai.

T� tjera
-
E goditi me traktor dhe u largua nga vendi i ngjarjes, prangoset i dyshuari në Viti
Një person është arrestuar në fshatin Debëlldeh të Vitisë, nën dyshimin për v...
-
Raportohet se Ligji për Specialen do të votohet sot, amandamentimi nis të hënën
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje nuk kanë arritur ujdi p...
-
Angazhohen kompani private, nis aksioni për pastrimin e Prishtinës
Komuna e Prishtinës ka angazhuar kompani private dhe, me mbështetjen e UNDP-s...
-
E mitura bie nga vetura në lëvizje në Suharekë, dërgohet në QKUK me lëndime të rënda
Një vajzë e mitur ka pësuar lëndime të rënda pasi ka rënë aksidentalisht nga ...
-
Gjenden mbetje eshtërore të një personi në Lubizhdë të Prizrenit
Gjatë gërmimeve në dy lokacione të dyshuara në fshatin Lubizhdë të Prizrenit,...
-
Shtatë raste të dhu*nës në familje raportohen brenda 24 orëve në Kosovë
Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve në Kosovë, s...
-
Arrestohet zyrtari i Komunës së Prishtinës, dyshohet se i mundësoi një personi t’i regjistrojë tri prona në emër të tij me dokumente false
Një zyrtar i Komunës së Prishtinës është arrestuar nën dyshimin se vërtetoi d...
-
Kryeprokurori i Shtetit zhvilloi vizitë zyrtare në Prokurorinë Themelore në Ferizaj
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, së bashku me Zëvendëskryeprokurorin ...
-
Esmeralda Hasani emërohet në krye të SHISH-it, zëvendëson Vlora Hysenin
Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar Esmeralda Hasanin në detyrën e Drejtores...
-
Arrestohet një shtetas turk në Prishtinë, dyshohet se keqpërdori kartelat bankare të të huajve për blerje online
Një shtetas i Turqisë është arrestuar të mërkurën në Prishtinë, nën dyshimin ...
-
Rama: Pa ndryshim të qasjes ndaj Kosovës, fantazma e së kaluarës do ta përndjekë Beogradin
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka komentuar zhvillimet e fundit politike...
-
Lushaku Sadriu kritikon pushtetin: Mjerë Kosova për mendësinë dhe humbjet që po ia shkaktoni
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku – Sadriu ka kritik...































