Lajme

“Vumë duart pas koke, e dinim se po na vrisnin” – Zeqiri tregon momentet dramatike në Burgun e Dubravës

Autori: Gazeta inFokus 22:06 | 15 February 2023

Sadik Zeqiri, i mbijetuar i masakrës në burgun e Dubravës, ka treguar tmerrin që ka përjetuar ai dhe të burgosurit të tjerë shqiptarë në atë burg.

Ai tregoi në emisionin Pressing në T7 se si rojet serbe i kishin rreshtuar për t’i pushkatuar dhe se si kishin shpëtuar vetëm një numër i vogël i njerëzve.

“Kemi dalur 600 të burgosur nga bodrumi i kuzhinës jashtë në oborr dhe jemi reshtuar në reshta. Kanë qenë ushtarë me shirita të gjelbër e të kuq. Na kanë thënë të vëmë duart pas koke. E morëm vesh që po na vrasin dhe e kishim të ditur. Filluam të përshëndeteshim me kënd e kishim afër. Mendonim të shpëtonim dhe kishim dëshirë. Nuk dinim a të gjuheshim në projin afër apo të pritnim. Na nxirrën cigare në fillim. Nuk i morëm pasi i pamë disa kanta me benzinë afër dhe ndoshta do na djegnin. Na bënë resht për dy dhe na dërguan në sallën e sporteve. Na erdhën të burgosur të tjerë që na detyruan të shtyheshim. Sa ishim mbetur gjallë të gjithë shkuam dhe fshiheshim pas njëri tjetrit. Morëm urdhra se aty tani ishim më të sigurt dhe nuk u frikësuam më”, tregon një pjesë të stories Zeqiri.

-Advertisement-

Ai më vonë tregon se si serbët u munduan t’i lënë fajin NATO’s për atë që ndodhi, por që në fakt të shtënat kishin ardhur nga serbët.

“Na detyronin të thonim se na ka vrarë NATO. Por ne nuk flisnim. Edhe nëpër puseta, na thonin se NATO do i kishte hequr. Na thanë të dalim dhe të shkonim në vende tjera pasi do të na transferonin. Dhe ashtu ndodhi. Na dërguan në burgun e Lipjanit ku qëndruam deri në fund të javës”, përfundoi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera