Fun & Video

Vullkani “fal” shtëpinë e pensionistëve: E paprekur nga llava, të tjerat u shkatërruan!

Autori: Gazeta inFokus 07:37 | 27 September 2021

Një skenë e pazakontë mbërriti nga ishujt Kanarie, ku vullkani i Cumbre Vieja vazhdon të nxjerrë llavë e tym prej ditësh. Një det llave mbuloi zonën rreth e rrotull vullkanit në La Palma, por një shtëpi e vetme aty ka mbetur e paprekur edhe pse të tjerat rrotull saj janë shkatërruar.

Lajmi ka qarkulluar me shpejtësi në rrjetet sociale, përdoruesit e të cilave flasin për një rast të “çuditshëm”. Vetë pronarët e shtëpisë, një çift pensionistësh danezë nuk gjenden në ishull, por janë shumë të befasuar që shtëpia e tyre nuk është rrënuar.

“Kur e morën vesh këtë, ata filluan të qajnë”, tha arkitektja Ada Monikendam për El Mundo.

-Advertisement-

Një sërë fshatrash përreth vullkanit u evakuan me shpejtësi, duke bërë që shpërthimi vullkanik të mos shkaktonte asnjë viktime në njerëz, por dëmet materiale janë të mëdha. Ishujt Kanarie gjenden rreth 100 kilometra larg bregut perëndimor të Afrikës, ndërsa La Palma është ishulli më veriperëndimor i arkipelagut. Autoritetet atje ishin në gjendje gatishmërie pasi mijëra dridhje toke qenë raportuar që javën e kaluar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera