Fun & Video

Bëri tatuazh emrin Donald Trump në ballë, 21-vjeçarja kërkon fonde për ta hequr

Autori: Gazeta inFokus 10:30 | 09 September 2024

Një mbështetëse e kandidatit republikan për president të SHBA-së, Donald Trump, e cila tërhoqi vëmendjen e botës pasi bëri tatuazh mbiemrin e ish-presidentit në ballin e saj, tani po kërkon fonde për ta hequr atë.

Dedikimi i Rain Monroe për kandidatin presidencial të Partisë Republikane shkaktoi bujë muajin e kaluar, por tani, 21-vjeçarja ka treguar se dëshiron ta fshijë.

Në një seri postimesh në rrjete sociale, Monroe u fotografua duke mbajtur një tabelë ku shkruhej ‘Më duhen para për heqjen e tatuazheve’.

-Advertisement-

Dhe me emrin e Trumpiot ende të dukshëm në ballin e saj, ajo u filmua nëpër Londër duke u kërkuar të huajve para.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera