Lajme

Vulin nga Moska “porosit” BE-në: “Është antievropiane të kërkosh nga Serbia të njohë Kosovën”

Autori: Gazeta inFokus 18:37 | 23 August 2022

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandar Vulin, tha se “mesazhet e tij nuk janë antievropiane, por janë antievropiane ato në të cilat Serbisë i kërkohet që në këmbim të afrimit me anëtarësimin në BE, të heqë dorë nga ndjekja penale e kriminelëve të luftës, vrasësit e fëmijë serbë, si dhe kërkesat për të njohur Kosovën dhe për të vendosur sanksione kundër Rusisë”.

Vulin, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Moskë, komentoi pretendimet e raportuesit të Parlamentit Evropian për Serbinë, Vladimir Bilçik, se kur një anëtar i Qeverisë së Serbisë, gjatë një vizite zyrtare në Moskë, dërgon mesazhe antievropiane Evropa këtë vëren dhe se Serbia duhet të respektojë politikën e BE-së në lidhje me sanksionet kundër Rusisë.

“Nuk e di se çfarë sheh Bilçik në vizitën time në Moskë, por e di që ai nuk pa asgjë në vizitën e ministrit të Hungarisë Sijarto, kryeministrit të Austrisë Nehhammer dhe aq më pak sheh dhe dëgjon bisedat e Presidentit Macron me Presidentin Putin. Bilçik as që i vuri re vizitat e zyrtarëve sauditë, as bisedën mes Sheikh Bin Zayed dhe Presidentit Putin. Hipokrizia duhet të jetë një diagnozë e vizionit selektiv të Bilçikut. Unë them dhe mendoj të njëjtën gjë në Moskë, siç e them dhe e mendoj në Beogradi dhe Bruksel, dhe nga e drejta për të mbrojtur bindjet e mia dhe të vërtetën për Serbinë, por edhe për serbët dhe botën serbe, nuk do të dorëzohem, pavarësisht çmimit politik dhe personal që paguaj dhe do të paguaj”, tha Vulin.

-Advertisement-

Siç njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme, Vulin tha se Rusia nuk i ka kërkuar Serbisë “të njohë Kosovën, as të heqë dorë nga Republika Srpska, as që Serbia të vendosë sanksione ndaj kujtdo dhe t’i pranojë konfliktet e saj si tonat”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera