Lajme

Vuçiqin e demanton edhe ambasadori i Kosovës në Belgjikë, takohet me homologen nga Libia

Autori: Gazeta inFokus 14:47 | 11 January 2023

Ambasadori i Kosovës në Belgjikë, Agron Bajrami, ka takuar ambasadoren e Libisë në Belgjikë, Amel Jerary.

Në takim, Bajrami tha se me homologen e tij ranë dakord për nevojën që Kosova e Libia t’i thellojnë marrëdhëniet në mes vete.

Diskutim dhe mirëkuptim i madh me ambasadoren e Libisë, Amel Jerary. Shkëmbyem mendime mbi situatat aktuale në vendet tona dhe rëndësinë e stabilitetit dhe demokracisë për paqen dhe prosperitetin e Ballkanit Perëndimor dhe Magrebit”, shkroi Bajrami, transmeton Klankosova.tv.

-Advertisement-

Ky takim e demanton deklarimin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq se Libia është njëra nga nëntë shtetet që e kanë tërhqeur njohjen e Kosovës si shtet i pavarur.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera