Vuçiqi të hënën do të flasë për Kosovën pas takimit me pesëshen ndërkombëtare
Autori: Gazeta inFokus 17:44 | 21 January 2023
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka konfirmuar se të hënën pasdite do t’u drejtohet qytetarëve lidhur me bisedimet e fundit për Kosovën.
Paraprakisht mediat njoftuan se Vuçiqi do të marrë pjesë të hënën në seancën e Qeverisë së Serbisë kushtuar po kësaj teme dhe se pas seancës do t’u drejtohet qytetarëve.
Në një postim në Instagram, Vuçiqi ka bërë të ditur se të hënën do të flasë për “të gjitha problemet me të cilat përballemi dhe zgjedhjet që na presin”.
“Dje ishte një nga ditët më të vështira për vendin tonë dhe kurrë nuk u fsheha nga njerëzit në Serbi kur ndodhin gjëra të tilla. Do të kemi shumë telashe dhe probleme me të cilat do të përballemi në të ardhmen dhe për këtë duhet unitet ndërsa nga ata që e prisja, për shkak të përgjegjësisë që duhej të tregonin, përkatësisht përfaqësuesit tanë politikë, nuk e morëm këtë (unitetin)”, deklaroi Vuçiqi në videon e postuar në Instagram.
Presidenti i Serbisë dje ka takuar përfaqësuesit e BE-së, SHBA-së, Francës, Gjermanisë dhe Italisë në Beograd, me të cilët ka diskutuar për të ashtuquajturin plan franko-gjerman për Kosovën.
Pas atij takimi, Vuçiqi deklaroi se Serbia është e gatshme të pranojë konceptin dhe të punojë në zbatimin e marrëveshjes së propozuar për çështjen e Kosovës.
Ai ka deklaruar se gjatë bisedimeve me diplomatët perëndimorë “është ballafaquar pa mëdyshje me problemet dhe sfidat që do t’i viheshin Serbisë nëse nuk pajtohej me planin e propozuar për çështjen e Kosovës”.
Të tjera
-
Kusari -Lila thotë se Kosova “ndoshta” do të bëhet anëtarë e KiE para fundit të vitit
Shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari- Lila, ka thënë ë...
-
Abdixhiku thotë se Kurti e ka sjellë Serbinë si temë kryesore: Nëse ka merak, ia hapë një ministri për veriun dhe e bëj ministër
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në “Pressing” të ...
-
Allen: Rusia kërkon kaos dhe ndarje të Ballkanit Perëndimor
Nënsekretarja amerikane e Shtetit për Diplomaci dhe Çështje Publike, Elizabet...
-
Matoshi: Kurti s’vlen më si kryeministër për aleatët
Kohëve të janë shtuar zërat për shkuarje në zgjedhje të parakohshme. Për o...
-
Nënsekretarja amerikane e Shtetit: Jemi thellësisht të përkushtuar për sigurinë e veriut të Kosovës
Nënsekretarja amerikane e Shtetit për Diplomaci dhe Çështje Publike, Elizabet...
-
Osmani: Çdo sukses i Kosovës mban edhe vulën e SHBA-së
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar sot Zëvendës Ndihmës Sekretare...
-
Bastisja në Veri, Policia sekuestron 1.6 milionë euro dhe mbi 637 mijë dinarë
Policia e Kosovës ka jap detaje shtesë lidhur me aksionin e zhvilluar gjatë d...
-
Abdixhiku për darkën Kurti-Krasniqi: U rrahën me grushte e tash u bënë bashkë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku tha është shumë e ...
-
Kjo zonë parashikohet të ketë stuhi të fuqishme dhe përmbytje pasditen e së martës
Pas shiut të rrëmbyeshëm që përfshiu orët e para të mëngjesit Prishtinën dhe ...
-
Kërkohet ndihmë për shërimin e 18-vjeçarit, Argjend Jonuzaj nga Prizreni
Argjend Jonuzaj nga Komuna e Prizrenit ka nevojë për ndihmën tuaj. 18-...
-
VV e do të “unifikuar” opozitën për të shkuar në zgjedhje, PDK, LDK dhe AAK kanë dallime
Partia Demokratike e Kosovës u kërkoi të hënën partive politike parlamentare ...
-
Ceremonitë mortore për presidentin iranian do të nisin të martën e ardhshme
Ceremonitë mortore për presidentin iranian, Ebrahim Raisi, dhe shokët e tij d...