Lajme

Vuçiqi mendon se është mirë të largohen barrikadat, thotë Rakiqi pas bisedës me të

Autori: Gazeta inFokus 17:00 | 28 December 2022

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka bërë të ditur se sot ka biseduar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për të cilin tha se ai mendon që do të ishte mirë që të largohen barrikadat e vendosura në veri të Kosovës.

Sipas Rakiqit, serbët janë duke refuzuar që të tërhiqen barrikadat.

“Ne sapo i kemi përfunduar bisedimet me presidentin Vuçiq, tani do të bisedojmë me njerëzit tanë në Kosovë. Kemi marrë lajme të rëndësishme për lirimin e Pantiqit dhe personave të tjerë të arrestuar, kemi arritur të lexojmë garancitë e Bashkimit Evropian se nuk do të ketë arrestime për pjesëmarrje në barrikada, si dhe garancinë e KFOR-it që forcat e ushtrisë së Kosovës nuk do të vijnë në veri pa pëlqimin tonë”, ka thënë Rakiq.

-Advertisement-

Ai shtoi se Vuçiq mendon se është mirë që të hiqen barrikadat, por sipas tij, serbët nuk i besojnë qeverisë së Kurtit dhe as garancive ndërkombëtare, por vetëm Vuçiqit.

“E ftoj presidentin të vijë në Rashkë dhe të dëgjojë njerëzit nga barrikadat, sepse ne i besojmë vetëm presidentit Vuçiq”, tha Rakiq, shkruan Danas, transmeton Klankosova.tv.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera