Lajme

Vuçiq tërbohet për shkak të deklaratës së G7 për Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 09:14 | 16 May 2022

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar për  televizionin serb të afërt me qeverinë, “TV Përva” se deklarata e G7 duket se është shkruar vetëm për Ballkanin Perëndimor dhe se ajo është bërë vetëm kundër Serbisë dhe ka thënë se do t’i përmbahet parimit të tyre për Ukrainën, që është se “nuk do të jep integritetin territorial të Serbisë në përputhje me rendin e Kombeve të Bashkuara”.

“G7 më ka hapur sytë. Unë nuk e jap integritetin territorial të Serbisë në përputhje me rendin e OKB-së, të cilin ju e mbështesni me kaq pasion për çështjen e Ukrainës. Vendosa t’i qëndroj parimit të tyre, a ka ndonjë gjë më të rëndësishme. Dhe parimi është se nuk mund të pranoj cenimin e integritetit territorial të Serbisë”, ka thënë Vuçiq.

Me rastin e përkrahjes së G7 për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës, ai ka thënë se politika e G7 është një politikë “pa parime dhe presione brutale, në të cilën edhe amerikanët sillen më fer se  gjermanët, sepse ata “nuk e përdorin sëpatën menjëherë”.

-Advertisement-

Ai ka shtuar se disa përfaqësues perëndimorë janë edhe “shumë arrogantë, të vrazhdë dhe të pamëshirshëm” për këtë çështje, sepse nga njëra anë pretendojnë se nuk do të pranojnë ndryshimin e kufijve për asnjë pëllëmbë të Ukrainës, por duan të marrin pjesë në “shkatërrimin e integritetit territorial të Serbisë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera