Lajme

Vuçiq për bisedimet e nesërme në Bruksel: Nuk jam optimist, Prishtina shkakton konflikte çdo ditë

Autori: Gazeta inFokus 18:07 | 03 April 2023

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sot se negociatat e nesërme në nivel teknik në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë do të jenë të vështira.

Takimi i radhës në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi do të zhvillohet nesër në Bruksel, në nivel të kryenegociatorëve, ku do të diskutohet në lidhje me zbatimin e aneksit të Marrëveshjes së arritur në Ohër.

Por, Vuçiq u shpreh se nuk mendon se Prishtina zyrtare realisht planifikon të bëjë diçka.

-Advertisement-

“Është vetëm një pikë referimi se sa larg po përparoni në rrugën evropiane”, tha Vuçiq për RTV Pink.

Sipas tij, shumë më e rëndësishme se kaq është “nëse mund të normalizojmë realisht marrëdhëniet me shqiptarët në Kosovë apo jo”.

“Çdo ditë shkaktojnë konflikte, provokojnë popullin tonë, këto janë inkursione të pafundme në veri, bisedime dhe bindje të ambasadorëve të QUINT-it se duhej bërë pasi të gjithë atje lart janë kriminelë”, tha Vuçiq dhe shtoi se problemi është se “dikush nuk dëshiron të kuptojë se ai nuk mund ta bëjë këtë me forcë, por se ne kemi nevojë për njëri-tjetrin”.

Ai deklaroi se Serbia është e përkushtuar për dialog dhe do ta përmbushë premtimin e saj, dhe “atë që kemi thënë se nuk do ta bëjmë, sigurisht që nuk do ta bëjmë”,

“E dëgjuat deklaratën e ambasadorit italian që tha se Vuçiq e bëri të qartë se cilat janë vijat e kuqe”, tha ai, ndërsa shtoi se në thelb nuk është optimist për negociatat e ardhshme.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano para disa ditëve kishte thënë se kryenegociatorët nga të dyja palët janë ftuar nga lehtësuesi i dialogut që të vijnë në Bruksel dhe të avancojnë përpara me hapat e parë për implementimin e gjithë asaj që kanë rënë dakord.

Kryenegociatori i Kosovës për këto takime është zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, ndërsa i Serbisë është udhëheqësi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera