Vuçiq: Në historinë tonë moderne ky është viti më i vështirë, të gjithëve u intereson vetëm Kosova e pavarur
Autori: Gazeta inFokus 19:18 | 18 January 2023
Në stilin e tij dramatizues, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se për Serbinë ky do të jetë viti më i rëndë në historinë moderne të Serbisë, ekonomikisht dhe politikisht. Duke folur për ndërkombëtarët, Vuçiq ka thënë se ata janë të interesuar vetëm për Kosovën e pavarur dhe nuk duan të dëgjojnë ndryshe.
Këto deklarata Vuçiq i ka bërë në Davos.
“Gjithçka që kam dëgjuar, dhe askush nuk dëshiron të dëgjojë se ka një pikëvështrim tjetër, gjëja e vetme që janë të interesuar është një Kosovë e pavarur, sanksionet ndaj Rusisë, s’ka tjetër. Kemi një vit vendimtar, krucial para nesh, kështu që me siguri ky është një prej viteve më të vështira në historinë tonë moderne në kuptimin ekonomik e politik dhe çdo kuptim tjetër”, ka deklaruar Vuçiq, transmeton Gazeta Express.
“Jemi kaq të vegjël dhe të vetëm, jemi të vetmit duke mbrojtur ligjet ndërkombëtare dhe të gjithë të tjerët janë drejtpërdrejt kundër. Këto janë faktet, çfarë të bëhet”, ka deklaruar ai.
Vuçiq ka njoftuar se të premten do të takojë pesë përfaqësues ndërkombërtarë nga Gjermania, Franca, Italia, SHBA si dhe emisarin special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.
Presidenti serb ka paralajmëruar për një vit të rëndë për Serbinë para gazetarëve në Davos, veçanërisht pas bisedës që e ka pasur sot gjatë takimit me emisarin Lajçak.
Të tjera
-
Marëdhënie në nivel strategjik
Kina deklaroi ngritjen e marrëdhënieve me Hungarinë Serbinë mbi nivelin e par...
-
Përbërja e re e Kuvendit të RMV-së do të jetë me 30 deputetë shqiptarë
Përbërja e re e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut do të ketë 30 deputetë shqip...
-
Dijonis Biba lë në mes “Ferma VIP”: Nuk e përballoj dot, dorëzohem!
Ditën e sotme Dijonis Biba ka mbyllur rrugëtimin e tij në “Ferma VIP”. P...
-
Firmat e sanksionuara, dikur në bashkëpronësi të Radoiçiqit, fituan miliona euro
Mbi 23.5 milionë euro. Kaq fituan tri kompani ndërtimi në Serbi, të cilat gje...
-
Kurti: Vazhdojnë të mblidhen dëshmitë e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka takuar drejtorin ekzekutiv të Institut...
-
Gjenerali amerikan merr detyrën e shefit të shtabit të KFOR-it në Kosovë
Gjeneral brigade Arthur J. Garffer nga ushtria amerikane ka marrë zyrtarisht ...
-
Bajrami – Gërvallës: S’mbulohën dështimet në politikën e jashtme me të pavërteta për ekonominë e Kosovës
Hykmete Bajrami, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, i ka reaguar, min...
-
Abdixhiku takon delegacionin 30 anëtarësh të CSU-së: LDK-ja i ruan dhe i kultivon raporte me forcat kryesore evropiane
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, njofton se ka mirëpritur delegacionin 30 anët...
-
Skandaloze: Në parcelën ku duhet të ndërtohet një çerdhe në Prishtinë, po ngrihet një objekt banesor
Një skandal i madh, i pa parë deri më tash po ndodh në komunën e Prishtinës, ...
-
Bashkëluftetari i Ilir Konushevcit: S’kemi menduar kurrë se do t’i bëhej pritë në shtetin që kishim më së shumti besim
Sot janë bërë 26 vjet që nga rënia e heroit të kombit, Ilir Konushevci, bashk...
-
Dita e Evropës, pse zgjedhjet e qershorit janë vendimtare për të ardhmen e BE-së
Ndërsa institucionet e Bashkimit Evropian shënojnë themelimin embrional me Di...
-
Kurti: Duhet të jemi pjesë e familjes evropiane e rrugëtimi ynë të vlerësohet në baza meritokracie
Në Ditën e Evropës, kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova në vazhdimësi...