Vuçiq: Më kërkuan që 2/3 e policëve në veri të jenë shqiptarë dhe ta pranojmë Kosovën në OKB
Autori: Gazeta inFokus 23:35 | 18 March 2022
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se gjërat për Serbinë vetëm se do të përkeqësohen gjatë ditëve të ardhshme. Ai ka folur për situatën e re të sigurisë, politikës dhe ekonomisë pas shpërthimit të luftës në Ukrainë.
Serbisë, ka thënë ai, i është shtuar presioni ndërkombëtar edhe për çështjen e Kosovës, që lidhet me arritjen e marrëveshjes përfundimtare në Bruksel.
“Mund të shkruaj një novelë për këto net. Ata kërkuan që 2/3 e policëve në veri të Kosovës të jenë shqiptarë dhe që ne të pajtohemi që Kosova të pranohet në OKB”, ka thënë ai.
Vuçiq, në një intervistë në televizionin serb PRVA, tha që një presion i madh ka nisur mbi Serbinë, pas refuzimit të këtyre kërkesave.
“Ne kundërshtuam, një presion i madh nisi dhe në fund pranuan që marrëveshja e Brukselit duhet të arrihet pa këto dy kushte”, ka thënë Vuçiq.
Vuçiq ka thënë se Serbia është një gjendje jashtëzakonisht të vështirë, pas shpërthimit të luftës në Ukrainë, transmeton Gazeta Express.
“Thelbi i gjithë kësaj është që Serbia gjendet në një pozicion të rëndë. Nuk është vetëm politika, por edhe ekonomia. Nuk mund ta fsheh këtë brengë edhe po të doja”, ka thënë ai.
Sipas Vuçiq, situata sot për Serbinë është ndryshe. Ai ka folur edhe për luftrat në ish-Jugosllavi dhe ka thënë se ish-presidenti serb, Slobodan Millosheviq nuk ishte fajtor.
“Sot, gjërat janë shumë më të vështira se më parë. Kur flasim për konfliktin në ish-Jugosllavi, gjithmonë gjejmë fajtorin te dikush tjetër. Mendoj se nevojiten dy palë për një luftë. Dhe unë them se Millosheviqi nuk ishte fajtori, por ishte detyrë e tij t’i kalkulonte pasojat. Këtë gjë do t’ia thoja sot Putinit dhe Zelenskit: ju takon juve ta pranoni fajin, të jeni tradhtarë, të humbi zgjedhjet, por të shpëtoni vendet tuaja”, ka thënë në fund Vuçiq. /Gazeta Express/
Të tjera
-
Katër shtete ballkanike në terr, Reuters raporton si u ndërpre energjia në Shqipëri, Mal të Zi, Bosnje dhe Kroaci
“Reuters” raporton se si këtë të premte një ndërprerje e madhe e energjisë el...
-
Dasma e vajzës të Ethem Çekut, tre Kryeministrat e AAK’së, ish-Presidenti dhe biznesmeni i njohur bashkë në tavolinë
Është martuar sonte vajza e ish-ministrit Ethem Çekut. Ka qenë lideri i AA...
-
“Nuk jam mirë psikologjikisht”, Olena Zelenska: Ju rrëfej tmẹrret e pushtimit rus
Për shumë njerëz në Ukrainë, nuk është presidenti Volodymyr Zelenskyy, me fja...
-
Borrell pas takimit me Gjuriqin: Zbatimi i angazhimeve të dialogut janë kyçe për integrimin e Serbisë në BE
Përfaqësuesi i Lartë për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë në Bashkimin...
-
OBSH: Vapa ekstreme në Gaza mund të përkeqësojë krizën shëndetësore për palestinezët
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) paralajmëroi sot se temperaturat ja...
-
Abdixhiku pas vḍekjes së Hava Malokut: Me të u shua edhe një copëz e historisë së takimeve për çdo 11 janar
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas vdekjes së gruas së veprim...
-
Kurti e konsideron sukses diplomatik ndërrimin e objektit të një konsullate
Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se gjatë qëndrimit në Hamburg e ka vizit...
-
Vḍes gruaja e Enver Malokut
Ka vdekur Hava Maloku, gruaja e Enver Malokut, kreut të Qendrës Informative t...
-
Qeveria mban mbledhje elektronike, merr këto vendime
Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike. Në këtë m...
-
Tahiri: Problemi kryesor në Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës është përbërja
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik...
-
Vrạsja e Ivanoviqit, prokurori Qerkini tërhiqet nga ndjekja e Rade Basaras
Ka vazhduar gjykimi ndaj të akuzuarve për vrasjen e politikanit serb, Oliver ...
-
Kroacia me mbështetje për vendet e Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit në BE
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Kroacisë, Gordan Grliq Radman, ...