Lajme

Vuçiq e nxit Gjuriqin të reagojë për Allbright’in dhe Clinton’in, i quan kriminelë

Autori: Gazeta inFokus 11:00 | 12 June 2019

Vizita në Kosovë e presidentit amerikan, Bill Clinton, dhe sekretares, Madeleine Albright, me rastin e 20 vjetorit të hyrjes së forcave të NATO-së dhe çlirimit të Kosovës, ka nxitur reagime të shumta në Serbi.

Përveç shefit të BIA-s, me urdhër të Vuçiqit ka reaguar edhe drejtori i të ashtuquajturës ‘Zyra për Kosovën’, Marko Gjuriq, i cili i ka quajtur Clintonin dhe Albrightin si kriminelë.

“Kriminelët kthehen në vendin e krimit”, ka thënë Gjuriq, trasnmeton Gazeta Express.

-Advertisement-

Ai të njejtën akuzë e ka bërë edhe ndaj gjeneralit amerikan Wesley Clarck.

“Për mua kriminelët janë kthyer në skenën e krimit, edhe Wesley Clark edhe Bill Clinton”, ka shtuar Marko Gjuriq.

Këto deklarata ai i ka bërë gjatë një interviste në Tv Pink, ku ka folur edhe për seancën e fundit të Këshillit të Sigurimit, në të  cilën u diskutua për Kosovën

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera