Vucic: Prishtina s’do bisedime serioze, synon të imponojë vendimet e saj me mbështetjen e Perëndimit
Autori: Gazeta inFokus 22:59 | 29 August 2022
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, tha se javët e ardhshme pritet të ketë më shumë bisedime dhe diplomaci vajtje ardhjesh të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara, për të zgjidhur mospajtimet me Kosovën lidhur me targat e makinave.
Ai i bëri këto komente në një intervistë për agjencinë e lajmeve Reuters, në të cilën akuzoi Prishtinën se po synon të imponojë vendimet e saj me mbështetjen e fuqive perëndimore.
Qeveria e Kosovës ka vendosur që nga një shtatori të nisë afati dy muajsh për konvertimin e targave të makinave të lëshuara nga Serbia që kanë akronimet e qyteteve të Kosovës. Me vendimin e qeverisë përdoruesit e këtyre targave duhet të pajisen me targa te Republikës së Kosovës, RKS.
Zyrtarët e Bashkimit Evropian thonë se sipas marrëveshjeve të arritura në vitet 2011 dhe 2016 në bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për lirinë e lëvizjes, Kosova ka të drejtë të heqë shkallë- shkallë targat e lëshuara nga Serbia. Por Beogradi ngulë këmbë që kjo të mos ndodhë ndërsa në takimin e fundit ndërmjet presidentit serb Vuçiç dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, ishte hedhur propozimi që të përdoren targat neutrale ndaj statusit. Por ky propozim nuk është pranuar nga Kosova.
“Nuk besoj që ata duan bisedime serioze por mendojnë se në fund të fundit mund të imponojnë planet e tyre me mbështetjen e perëndimit”, tha presidenti Vuçiç.
Të shtunën Kosova dhe Serbia u dakorduan mbi lëvizjen e lirë të qytetarëve të të dyja vendeve pasi që Serbia ra dakord të shfuqizojë dokumentet hyrëse – dalëse për bartësit e dokumenteve të identifikimit të Kosovës dhe Kosova u pajtua që të mos i zbatojë ato për qytetarët nga Serbia.
Diplomatët perëndimorë shpresojnë që kjo marrëveshje të ndihmojë në uljen e tensioneve dhe të shërbejë si shembull për zgjidhjen e çështjes së targave të makinave.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha të dielën se bisedimet me Serbinë duhet të çojnë në marrëveshje gjithëpërfshirëse me njohje të ndërsjellë, ndërsa paralajmëroi reciprocitet të plotë që do të vendoset shkallë – shkallë nëse kjo nuk ndodhë…
“Reciprociteti në marrëdhënie diktohet nga sovraniteti ynë. Ne nuk mund të mos e ushtrojmë sovranitetin të cilin e kemi shpallur njëjtë siç nuk mund të sillemi neutral ndaj vetes apo të marrim vendime të cilat krijojnë dualizëm në sistemin tonë ligjor”, tha ai.
Presidenti serb tha të hënën se pret më shumë trysni të fuqive perëndimore mbi Kosovën për të gjetur një zgjidhje kompromisi.
“Besoj se ato vende që e mbrojnë të ashtuquajturën pavarësi të Kosovës do të bindin regjimin në Prishtinë që të mos luajë me konflikte në rajonin që qartazi është plot me probleme”, tha ai.
Kosova njihet nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet kryesore perëndimore, ndërsa kundërshtohet nga Beogradi i cili llogaritë në mbështetjen e Rusisë. Serbia është i vetmi vend në Evropë që nuk i ka vënë sanksione Moskës për shkak të agresionit të saj në Ukrainë, ndonëse e ka shpallur përparësi të saj aspiratën për integrim ne Bashkimin Evropian.
Të tjera
-
Kurti: Për 2 javë, 313 serbë i konvertuan patentë shoferët në të Kosovës, kanë kohë 3 muaj
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, tha se për dy javë 313 qytetarë serbë i k...
-
Ngjarjet e datës 22 maj
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Hagë, ora 09:00) Kom...
-
Osmani takon disa ambasadorë evropianë, iu flet për nevojën e heqjes së masave ndaj Kosovës
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorë të disa sht...
-
IPK-ja suspendon tre zyrtarë policorë
Inspektorati Policor i Kosovës bazuar në autorizimet ligjore, për dy raste të...
-
Ky është punëtori që vd iq pasi ra nga kulmi ku po punonte në Novobërdë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në mëngjes, ku një punëtor i një kompanie ...
-
Haradinaj: Njëfarë vakti Kurti ka pasur nevojë për Mustafën si peshku për oksigjen
Daut Haradinaj, ish-deputet i AAK-së, tha se një kohë kryeministri Kurti ka p...
-
Kurti u shtron darkë partnerëve të koalicionit qeverisës dhe përfaqësuesve në Kuvend të komuniteteve joshumicë
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga kryetarja ...
-
Kryeziu i reagon BE-së: Paraqitje mashtruese e asaj që Asociacioni ishte menduar të ishte
“Statusi i të gjitha strukturave dhe shërbimeve të mbështetura nga Serbia ësh...
-
E rëndë në Drenas: I riu e rrah të dashurën në motel, ajo ikë dhe del në rrugë – goditet nga një veturë
Një rast i pazakontë ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në afërsi të një moteli në...
-
Qeveria: Asociacioni nuk është ombrellë për legalizimin e strukturave paralele
Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë së Kosovës, nëpërmjet rrjetit social “X...
-
Haradinaj: Zgjedhje ka kur do Kurti
Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, në emisioni...
-
Berisha, Escobarit: Ata që kërkojnë opozitë të emëruar, s’i shërbejnë demokracisë por “putinizmit”
Ish-kryeministri dhe ish-kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Ber...