Lajme

Vuçiç nuk e ka hallin e Rusisë që mund të përjashtohet nga OKB, por të rezolutës 1244

Autori: Ermirë Berisha 19:38 | 02 March 2022

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është shprehur i shqetësuar për shkak të luftës që po zhvillohet mes dy shteteve  Rusi-Ukrainë, ku sipas tij ky do të jetë fillimi i presionit mbi Serbinë për t’u rreshtuar me Perëndimin kundër Rusisë, shkruan Gazeta inFokus.

Vuçiç ka thënë se iniciativa e ardhshme e shteteve perëndimore është përjashtimi i Rusisë nga “OKB” që do të nënkuptonte edhe hapjen e rrugës për njohjen e Kosovës.

“Ata planifikojnë të iniciojnë vënien në diskutim të bazës ligjore të Nenit 6, atëherë hapet mundësia për ndryshimin e rezolutës 1244, pas së cilës nuk do të na mbetej më asnjë bazë ligjore dhe do të pasonte njohja e pavarësisë së Kosovës”, ka thënë Vuçiç, raporton tabloidi serb, Danas./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera