Lajme

Vriten 11 vullnetarë rusë pas një sulmi në një bazë ushtarake pranë kufirit me Ukrainën

Autori: Gazeta inFokus 22:35 | 15 October 2022

Dy ushtarë vullnetarë kanë hapur zjarr ndaj trupave të tjerë në një poligon të qitjes ushtarake ruse, pranë Ukrainës, duke vrarë 11 dhe duke plagosur 15 të tjerë, tha ministria ruse e Mbrojtjes.

Të shtënat thuhet se kanë ndodhur në rajonin Belgorod, në Rusinë jugperëndimore, që kufizohet me Ukrainën.

Ministria e Mbrojtjes e Moskës tha se dy vullnetarët nga një ish-komb sovjetik i paidentifikuar hapën zjarr ndaj ushtarëve të tjerë gjatë stërvitjes së objektivit, përpara se të vriteshin nga zjarri i kundërt.

-Advertisement-

Ministria e quajti incidentin një sulm terrorist, raporton Skynews, transmeton Klankosova.tv.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe dy medalje të arta – Viva Fresh, lider në cilësi, produkte dhe shërbime në Kosovë
-Advertisement-

Të tjera