Konfirmohet rasti i parë i murtajes së ruminantëve të vegjël në një fermë në fshatin Landovicë

Autori: Gazeta inFokus
14:15 | 03 July 2025
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka pranuar njoftimin mbi dyshimet për prezencë të sëmundjes Murtaja e Ruminantëve të Vegjël (PPR) në një fermë në fshatin Landovicë, Komuna e Prizrenit.
Menjëherë janë aktivizuar ekipet e inspektorëve të mjekësisë veterinare. Të cilët kanë vendosur masën e kufizimit të lëvizjes në fermën e dyshuar. Nga e cila janë marrë mostrat për testim. Sot në mëngjese Laboratori i Ushqimit dhe Veterinarisë ka konfirmuar prezencën e sëmundjes në fermën e dyshuar. Mostrat e testuara në fermat përreth kanë rezultuar negativ.
Në zbatim të mandatit ligjorë bazuar në rezultat të analizave laboratorike AUV ka shpallur fshatin Landovicë vatër të infektuar, në perimetër prej 3 km nga ferma e prekur. Kjo zonë është vendosur në masë karantine, ndalim të lëvizjes se çdo kafshe, transport apo qarkullim të produkteve dhe nënprodukteve të kafshëve. Fermat përreth janë vendosur nën masën e dyshimit për hulumtim epidemiologjitk, hulumtimin e burimit të infektimit dhe kontakteve të mundshme me fermën e infektuar. Janë vend në zbatim masat e biosigurisë ne ferma, si dhe dezinfektimi i fermave dhe zonave pëërreth sipas protokolleve veterinare.
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë me datë 03.07.2025 ka nxjerrë ‘’Vendim’’ me nr. 01/537/2025 Për masat e përgjithshme për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e sëmundjes PPR (Murtaja e Ruminantëve të Vegjël). Bazuar në Ligjit Nr. 2004/21 për Veterinarinë.
Vendimi zbatohet në gjithë territorin e Republikës se Kosovës
I. Masat e përgjithshme:
a) Ndalimi i lëvizjes së deleve dhe dhive nga fermat, tregtimin në tregjet e dhe shitblerjen;
b) Fermerët obligonë qe menjëherë të njoftojnë veterinarin rast të ndryshimit të gjendjes shëndetësore të deleve dhe dhive në fermat e tyre,
c) Praktikat veterinare janë të obliguar njoftojnë secilin rast të dyshuar me PPR tek autoriteti zyrtar AUV,
d) Kryerjen e inspektime të menjëhershme të fermave të dyshuara, marrja e mostrave dhe dërgim në Laboratorin e Ushqimit dhe Veterinarisë;
e) Groposja e kafshëve në fermat të cilat rezultojnë të infektuara me PPR;
f) Komunat obligohen të përcaktojnë lokacionet për asgjësim të kafshëve të infektuar
g) Dezinfektimi i objekteve dhe zonave përreth e fermave dhe zonave përreth rasteve të shpërthimit të sëmundjes;
II. Përjashtimisht nga pika I e këtij vendimi, lejohet lëvizja deleve dhe dhive nga fermat e lira nga kjo sëmundje në thertore të licencuara, me pëlqimin paraprak të inspektorit veterinar të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.
III. Urdhërohen të gjithë menaxheret e tregjeve që nga momenti i hyrjes në fuqi të këtij vendimi të pezullojnë pranimin e deleve dhe dhive në hapësirat e tyre.
IV. Obligohen të gjitha Komunat, Policia e Kosovës, në koordinim dhe bashkëpunim me AUV-në të bëjnë mbikëqyrjen e zbatimit të masave.
V. Masat hynë në fuqi sot datë 03.07.2025
Çfarë është sëmundja PPR
Sëmundja Peste des Petits Ruminants (PPR), e njohur si Murtaja e Ruminantëve të Vegjël, është një sëmundje virale shumë ngjitëse që prek delet dhe dhitë. Ajo karakterizohet nga simptoma të rënda si: temperaturë e lartë, rrjedhje nga hunda dhe sytë, diarre, pneumoni dhe kollitje e fortë.
PPR shkakton dëme të konsiderueshme në shëndetin e kafshëve, rrit nivelin e ngordhshmërisë dhe ka ndikim të drejtpërdrejtë në ekonominë blegtorale.
Kjo sëmundje nuk është zoonotike, që do të thotë se nuk përbën rrezik për shëndetin e njerëzve dhe nuk transmetohet nga kafsha tek njeriu.

Të tjera
-
“Zyrtarët policorë na e vrànë”- Vëllai i Agon Zejnullahut tregon bisedën e fundit me të!
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kosovën, pas vdekjes në duart e policisë së ...
-
Administrata Trump nis një diplomat drejt Ballkanit, vjen edhe në Kosovë
Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka rikthyer fokusin diplomat...
-
Qalaj: Veprimi i vendosjes së gjurit në pjesën afër qafës nuk praktikohet në policinë demokratike
Rashit Qalaj kritikon mënyrën e ndërhyrjes së policisë në arrestimin e Agon Z...
-
Shkarkohet kapiteni i Policisë në Lipjan pas vdekjes së Agon Zejnullahut
Kapiteni i Policisë në Lipjan, Argjend Gashi, është shkarkuar nga detyra nga ...
-
Policia pritet të shkarkojë tre komandantë stacionesh – Lipjan, Klinë dhe Suharekë
Burime të sigurta të Sinjalit bëjnë me dije se Policia e Kosovës pritet të nd...
-
LDK-ja prezanton Driton Selmanaj kandidat për të parin e Prizrenit
Driton Selmanaj do të jetë kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për qyte...
-
Haradinaj i zhgënjyer me Kushtetuesen: Aktgjykimi ishte pak a shumë në qasjen e Kurtit
Kryetari i AAK-së dhe deputeti Ramush Haradinaj ka shprehur pakënaqësinë e ti...
-
Bllaca kërkonte 500 euro në muaj për të siguruar dëshmitarë për rastin “Nish Express”
Zbulime të reja për përfshirjen e Nazim Bllacës në raste hetimore janë publik...
-
“Policët ndihen të tradhtuar”, avokati Berisha: Masa e paraburgimit, vendimi më skandaloz
Gjykata në Lipjan ka caktuar sot masën e paraburgimit për pesë policët e përf...
-
Ky është 20-vjeçari që dyshohet se e shkaktoi aksidentin në Nabërgjan, arrestohet dhe ndalohet
Policia e Rajonit të Pejës ka dhënë detaje rreth aksidentit tragjik...
-
Kurti pas së fitores së Kosovës ndaj Çekisë në Counter-Strike: Debutim i fuqishëm
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar ekipin e Kosovës për...
-
Në Lipjan protestohet kundër policisë, pro Agonit
Një grup të rinjsh janë mbledhur sot në sheshin e qytetit të Lipjanit për të ...