Nagip Krasniqi vetëdeklarohet i pafajshëm për akuzën e korrupsionit

Autori: Gazeta inFokus
13:54 | 03 July 2025
Ish-kryeshefi ekzekutiv i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi, është deklaruar sërish i pafajshëm për akuzën “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Në nisje të gjykimit, Krasniqi dha deklarimin lidhur me fajsinë para trupit gjykues, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Seanca vazhdoi me dhënien e fjalës hyrëse nga palët në procedurë.
Prokurori special, Dren Paca, fjalën hyrëse e dorëzoi me shkrim për gjykatën dhe mbrojtjen e të akuzuarit, duke e elaboruar shkurtimisht.
Prokurori Paca tha se në këtë gjykim do të provohet se Krasniqi ka mundësuar tregtimin e energjisë elektrike operatorit që nuk është akredituar nga ZRRE-ja, duke shkaktuar dëm në shkallë të lartë.
“Pas administrimit të provave, pa mëdyshje gjykata do të bindet se i pandehuri ka kryer këto vepra dhe do ta shpallë fajtor”, tha prokurori Paca.
Mbrojtësi i të akuzuarit, avokati Vyrtyt Ibrahimaga, në fjalën hyrëse deklaroi se procedura është inicuar nga prokuroria bazuar në një kallëzim penal anonim, ku sipas tij, kallëzuesi nuk është identifikuar.
Avokati Ibrahimaga tha gjithashtu se i mbrojturi i tij ka vepruar në përputhje me detyrimet ligjore të Kosovës.
“I vetmi faj i zotit Krasniqi është se ka vepruar në pajtim me detyrimet ligjore të Kosovës dhe ka vepruar drejtë, gjë që i ka penguar operatorët e licencuar nga ZRRE-ja, të cilët përmes lobimit kanë arritur që ZRRE-ja të ndryshojë qëndrim dhe të lejojë importimin e energjisë vetëm nga operatorët që i ka licencuar vetë”, tha ndër të tjera avokati Ibrahimaga.
Sipas planifikimit të gjykatës, për sot ishte parashikuar dëgjimi i dy dëshmitarëve, mirëpo nga Posta e Kosovës u kthyen fletëkthesat me njoftimin se adresa është e paplotë.
Kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Arben Hoti, njoftoi palët se gjykata do të urdhërojë Policinë e Kosovës që të verifikojë adresat për këta dy dëshmitarë.
Aktakuza e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës e ngritur më 19 gusht 2024, akuzon Nagip Krasniqin për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Sipas aktakuzës të cilën e ka siguruar “Betimi për Drejtësi”, Krasniqi në cilësinë e kryeshefit të KEK-ut, duke filluar nga 15 tetori 2021 e në vazhdimësi me qëllim që operatorit ekonomik “Holding Slovenske Elektrane” SE nga Sllovenia t’ia mundësojë tregtimin e energjisë elektrike në Republikën e Kosovës në kundërshtim me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe Ligjit për Rregullatorin e Energjisë, me dashje aprovon blerjet, nënshkruan kontrata dhe autorizon nënshkrimin e tyre si dhe konfirmon vazhdimin e tregtimit me operatorin në fjalë, ani pse ishte në dijeni se nuk mund të tregtohej energji elektrike me këtë operator derisa ai nuk licencohej apo nuk i njihej licenca nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE).
Në aktakuzë thuhet se operatorit i mundësohet përfitimi pasuror si dhe shmangia nga pagesat tatimore në Republikën e Kosovës dhe për pasojë dëmtimin në shkallë të madhe të buxhetit të Kosovës apo në vlerë prej 531 mijë e 920 euro e 79 centë. Gjithashtu, thuhet se kjo kishte dëmtuar dhe diskriminuar operatorët tjerë ekonomikë konkurrentë që operonin në tregun e Kosovës që ishin të licencuar dhe i nënshtroheshin obligimeve tatimore. Ndërsa, dëmi material ndaj KEK-ut, thuhet se është në shkallë të madhe, përkatësisht 3 milionë e 229 mijë e 905 euro.

Të tjera
-
Njohja nga Serbia, qeveria kalimtare dhe anëtarësimi në NATO – çka i thanë politikanët zyrtarit të DASh-it?
Zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit Amerikan, Brendan Hanrahan, ka nis...
-
Ndihmësi i Netanyahut përballet me aktakuzë për rrjedhje informacioni në Gaza
Një ndihmës i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu po përballet me aktak...
-
Bashkimi Evropian shtyn tarifat tregtare hakmarrëse kundër SHBA-së: Në fillim të gushtit…
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen njoftoi se tarifat ha...
-
Vazhdon rritja rekorde e Bitcoin, arrin vlerën e mbi 119 mijë dollarëve
Edhe sot Bitcoin vazhdoi rritjen rekord, duke tejkaluar nivelin më të lartë p...
-
Zjarr në arat e fshatit Sfaraqak të Vushtrrisë – arrestohet një 18-vjeçar
Policia në Vushtrri ka arrestuar një të ri 18-vjeçar, i cili dyshohet për vep...
-
Një i lënduar nga aksidenti mes traktorit e veturës në Kçiq, policia jep detaje
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti mes një traktori dhe...
-
Aksident në Kçiq të Mitrovicës, nuk dihet për të lënduar
Një aksident trafiku ka ndodhur në Kçiq të Mitrovicës. Në pamjet e pub...
-
Ymeri: Albin Kurti e ka ndërtuar Lëvizjen edhe brenda Lëvizjes
Analisti Visar Ymeri nxorri së fundi në emisionin “VV Show” me Vehbi Kajtazin...
-
Krisja e parë mes koalicionit qeveritar gjerman, ja për çfarë po përplasen partia e Merz dhe ajo e Scholz
Koalicioni qeverisës gjerman po përballet me krizën e parë serioze vetëm në d...
-
“Inatçinjë të prapambetur”- Behrami: Osmani e Kurti çdo marrëveshje të Thaçit e kanë kundërshtuar, më pas e kanë pranuar e promovuar
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami ka thënë se Presidentja e Kosovës Vjosa Osma...
-
Trump shqyrton autorizimin e fondeve të reja për Ukrainën
Burime të shumta i kanë thënë CBS News se presidenti amerikan, Donald Trump p...
-
Kaos në SHBA, një person i armatosur qëllon oficerin e policisë dhe më pas hap zjarr drejt një kishe, ende nuk dihet numri i viktimave
Skena kaosi në Lexington të SHBA-së, pasi një person i armatosur hapi zjarr p...