Lajme

Rashiq pas takimit: Më vjen marre si politikan çfarë imazhi po krijojmë, jo vetëm para qytetarëve, por edhe para opinionit europian

Autori: Gazeta inFokus 13:10 | 03 July 2025

Deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe kryetari i Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiq, është deklaruar pas takimit me Presidenten Vjosa Osmani, lidhur me përpjekjet për zhbllokimin e Kuvendit.

Rashiq e cilësoi takimin si konstruktiv, duke thënë se është analizuar situata aktuale dhe opsionet që mund të paraqiten pas përfundimit të afatit kushtetues prej 30 ditësh, të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, shkruan Gazeta Infokus.

“Sipas meje, skadimi i këtij afati ka potencial të komplikojë edhe më shumë situatën politike – për çka askush nuk do të marrë përgjegjësi. Prandaj duhet bërë përpjekje serioze që konstituimi të ndodhë para përfundimit të afatit,” tha Rashiq para mediave.

-Advertisement-

Ai shtoi se ndjen përgjegjësi dhe turp si politikan për imazhin që po i jepet publikut, jo vetëm brenda vendit, por edhe në arenën ndërkombëtare.

“Më vjen turp si deputet dhe si politikan për mënyrën se si po reflektojmë – jo vetëm para qytetarëve, por edhe para opinionit evropian. Duhet të përpiqemi më shumë për ta zgjidhur këtë situatë,” theksoi ai.

Megjithatë, Rashiq u shpreh pesimist se Kuvendi do të mund të konstituohet brenda afatit kushtetues: “Në rrethanat që janë sot, nuk pres që kjo të ndodhë,” përfundoi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe dhuron veturën “Kia Sportage” (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera