Vrasjet që tronditën Kosovën gjatë këtij viti
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2020/05/skene-krimi-1-800x4501-1.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
22:26 | 04 December 2021
Derisa ende nuk dihen motivet as autori i vrasjes së trefishtë në Gllogjan të Deçanit, Kosova gjatë këtij viti është tronditur edhe nga krime të tjera të rënda
Kanë kaluar 10 ditë nga ngjarja tragjike në Gllogjan kur një person vrau tre persona, dy prej tyre nxënës, duke shtënë me armë zjarri në autobusin po transportonte nxënësit në shtëpi.
Deri më tani nuk ka të arrestuar dhe as ndonjë dyshim pse ka ndodhur vrasja.
Shoqëria civile dhe opozita kanë drejtuar kritika ndaj institucioneve të sigurisë për mos zbardhjen e rastit, derisa sipas tyre është dashur të kërkohet edhe ndihmë nga shërbimet e shteteve mike.
Gjatë ditës avokati avokati Arianit Koci ka shkruar se zbulimi i krimit të kryer në Gllogjan të Deçanit një javë më parë duhet të jetë prioritet shtetëror.
“Ky krim duhet patjetër të zbulohet. Sa më shpejtë. Kriminelëve duhet t’u dërgohet porosi, se askush nuk mund të kryej krime të tilla në Kosovë, pa u zbuluar dhe dënuar ashpër. Përndryshe, nuk ka asgjë të keqe nëse shteti kërkon ndihmë nga personat privatë, me përvojë në hetime, apo edhe nga struktura hetuese të shteteve tjera. Zbulimi i këtij krimi, duhet të jetë prioritet shtetëror”, ka shkruar tutje ai, përcjell Telegrafi.
Vrasja në Gllogjan nuk ishte e vetmja që tronditi Kosovën gjatë këtij viti.
Rajoni i Dukagjinit u trondit edhe nga një tjetër vrasje në shtator. Në Pejë ndodhi një vrasje e dyfishtë. Në këtë qytet pas të shtënave me armë zjarri të vrarë mbeten kandidati i PDK-së për kryetar të Pejës dhe ish-kandidati i PDK-së për kryetar të Deçanit, ndërsa mbeti i plagosur vëllai i këtij të fundit.
Në gusht të këtij viti në Ferizaj ndodhi një krim tronditës. 18-vjeçarja Margona Osmani u soll pa shenja jete në Spitalin e Ferizajt. Ajo dyshohet se vdiq si pasojë e torturave fizike që për dy ditë ia kishte shkaktuar personi që po bashkëjetonte me të, Dardan Krivaqa, që tashmë është në paraburgim.
Por as muaji mars nuk ishte i qetë sa u përket krimeve të rënda në Kosovë. Me 13 mars në orët e para të mëngjesit, në lagjen “Emshir” të Prishtinës u gjenden pa shenja jete një grua 44-vjeçare dhe një mashkull po ashtu 44-vjeçar.
Bëhet fjalë për një vrasje nga ish-bashkëshorti, që vrau gruan dhe më pas veten. Natën e Vitit të Ri një vrasje tejet e rëndë ndodhi në Pozhoran të Vitisë. Atje për familjen Zuka pushimet u kthyen në tragjedi. Kryefamiljari dyshohet se vrau gruan dhe dy djemtë e më pas edhe veten. Familja kishte ardhur për pushime nga Zvicra.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/01/EURO-2024-dhe-Serie-A-scaled-1.jpg)
Të tjera
-
Ish-Kryeministri Majko flet për sigurinë në rajon: Nëse preket Kosova, preket edhe Shqipëria
Ish-kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Pandeli Majko ka deklaruar se an...
-
Ndërron jetë meteorologu Sylë Tahirsylaj
Meteorologu i njohur Sylë Tahirsylaj ka ndërruar jetë sot. Lajmin e kanë b...
-
Kurti kujton Fan Nolin, 100 vite prej ditës kur Noli u bë Kryeministër i Shqipërisë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar Fan Nolin në 100 vjetorin kur...
-
Gjermania iu bën thirrje aleatëve të NATO-s: T’i rrisim shpenzimet ushtarake
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, ka bërë të ditur se aleatët ev...
-
Rrạhja mes tifozëve, gazetari i Sky Sports shpegon problemet politike Kosovë – Serbi: Kosova është shtet i pavarur, Serbia nuk e njeh
Një përleshje e madhe mes tifozëve ka ndodhur në Gelsenkirchen të Gjermanisë....
-
Sky News: Përleshja ndodhi vetëm mes tifozëve shqiptarë e serbë, nuk pati të përfshirë anglezë
Fillimisht u raportua se tifozët e Anglisë dhe Serbisë kanë pasur një përlesh...
-
Ndeshja Shqipëri -Itali, Policia Shqiptare patrulloi bashkë me atë gjermane mbrëmë – pamjet
Policia e shtetit shqiptar ka ndarë pamje duke asistuar policinë gjermane për...
-
Aksidẹnt i rëndë në Greqi, katër të vdẹkur mes tyre një shqiptar
Katër persona kanë mbetur të vdekur dhe pesë të tjerë janë lënduar nga përpla...
-
Kotroll policor në dy shkolla në Leposaviq, Veton Elshani jep detaje
Zëvendës Komandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani...
-
Përplasja mes tifozëve anglez dhe serb dyshohet se nisi nga shqiptarët
Disa orë përpara ndeshjes mes Anglisë dhe Serbisë ka shpërthyer dhuna mes tif...
-
Prestigjiozja Financial Times: Serbia do t’i jap leje kompanisë Rio Tinto për hapjen e minierës së litiumit
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç po përgatitet t’i japë kompanisë Rio Tinto, ...
-
Kosova dhe Serbia në mesin e shteteve që e mbështetën deklaratën për integritetin territorial të Ukrainës
Tetëdhjetë vende të botës, nga njëqind sa morën pjesë në një samit për paqe n...