Lajme

Vrasje në tentativë në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 10:00 | 14 September 2022

Tre persona kanë pësuar lëndime trupore, si pasojë e një përleshje mes dy grupeve në orët e para të mëngjesit të së martës, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë, një person ka shtënë me armë zjarri dhe se në vendin e ngjarjes janë gjetur e sekuestuar dy gëzhoja dhe një veturë.

Ndërsa, personat e lënduar pas trajtimit mjekësor janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

-Advertisement-

Derisa, i dyshuari i cili ka shtënë më armë zjarri gjendet në kërkim policor.

“Raportohet se si pasojë e përleshjes mes dy grupeve të personave lëndime trupore kanë pësuar tre meshkuj kosovarë. Po ashtu është raportuar se një person i dyshuar ka shtënë me armë zjarri, lidhur me rastin në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe janë sekuestruar dy gëzhoja dhe një veturë. Tre personat e lënduar pas trajtimit mjekësor janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari që ka shtënë me armë gjendet në kërkim policor”, thuhet në raport.

Rasti në polici është inicuar si “VRASJE NË TENTATIVË /LËNDIM I RËNDË TRUPOR”./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera