Vrasja e mësimdhënëses, kolegët e kujtojnë: Nuk është ankuar asnjëherë, ka qenë punëtore e zellshme
Autori: Gazeta inFokus 18:50 | 25 November 2022
E ndjera arsimtarja e gjeografisë, S.G, e cila sot në shtëpinë e saj është gjetur e vrarë me sopatë, kishte planifikuar që këtë fundjavë së bashku me kolegët e saj të shkollës “Dardania”, ku ajo punonte prej rreth 30 vitesh, të shkonin për vizitë në Shqipëri.
Por, ajo është privuar nga jetë mëngjesin e sotëm, dhe kryes i kësaj vepre po dyshohet se është bashkëshorti i saj I.G 70 vjeçar.
Drejtori i shkollës fillore “Dardania”, Isak Bregaj thotë se lajmin për vrasjen e koleges së saj e kanë marrë përmes mediave dhe e kanë konfirmuar pastaj nga Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.
Begaj tha se arsimtarja tani më e ndjerë sot nuk ishte e pranishme në dy orët e para gjë që nuk kishte ndodhur më herët.
“Zakonisht arsimtarja në fjalë ka qenë një punëtore e zellshme në këtë shkollë, lajmin për të e kam marrë në orën 10:00 sot në mëngjes, në orët e para ka pas mësim, u vonua që nuk ka ndodh asnjëherë me u vonuar e mos me më njoftuar që nuk mund të vijë në shkollë.
Përmes mediave kemi marrë vesh se ka vdekur një punëtore mësimdhënëse, kemi kontaktua SHSKUK-në dhe kemi marrë informacione se ka vdekur arsimtarja në fjalë.. si sot nuk kemi pas gjendje të tillë të gjithë mësimdhënësit dhe nxënësit kanë qenë në gjendje të rëndë”, tha ai.
Drejtori i shkollës “Dardania”, thotë se arsimtarja S.G asnjëherë nuk kishte pasur ndonjë ankesë.
“Nuk është ankuar asnjëherë, kemi pas komunikim edhe me mësimdhënësit ku zakonisht e ka një shoqëri më të ngushtë, kemi biseduar me ta por asnjëherë nuk është ankuar se ka pas presion prej këtij apo atij”, tha ai.
Ai arsimtaren e gjeografisë e përshkruan si shumë punëtore, të qetë dhe aspak agresive.
“Ka qenë shumë e mirë, një punëtore e zellshme, mund t’i shihni edhe punimet me nxënësit, ka qenë shumë e afërt me nxënës, pothuajse qe 30 vite punon në këtë shkollë, ka qenë bashkëpunëtore shumë e mirë edhe nëpër orë ka qenë e mrekullueshme, e mirë me kolegë dhe të gjithë, ka qenë shumë e qetë për nga natyra, nuk ka qenë asnjëherë agresive, por ka qenë gjithmonë e qetë dhe shumë stabile”, theksoi ai.
Bregaj madje tha se dje e kishte takuar 63 vjeçaren por nuk kishin vërejtur ndonjë ndryshim apo dyshim tek ajo.
“Dje ka qenë në zyrën time, jemi konsultuar për notimin e nxënësve që ka qenë nga tri në dy periudha, jemi konsultuar edhe me koordinatoren e cilësisë, asgjë nuk kemi vërejtur, përkundrazi kemi pas me shkuar të dielën në vizitë në Shqipëri, edhe ajo ka qenë pjesë e kësaj vizite”, theksoi Bregaj.
E në përkujtim të arsimtares së gjeografisë, S.G, nxënësit dhe kolegët e të ndjerës në kanë ndezur qirinj në ambientet e shkollës “Dardania”, në Prishtinë. 63 vjeçare u gjet e vrarë në shtëpinë e saj në rrugën “Mark Isaku”, në kryeqytet. Vrasjen e saj dyshohet se e kreu me sopatë bashkëshorti i saj, I.G, i cili ishte vetë dorëzuar në Polici dhe tashmë është i arrestuar
Të tjera
-
Rohde: Gjermania do t’i katërfishojë forcat e saj në Kosovë
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka thënë se shteti i tij do t’i...
-
Kurti u kërkon takim partive parlamentare
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka ftuar kryetarët e partive parlamenta...
-
Abdixhiku në Suharekë: LDK-ja ka program që u përgjigjet çështjeve të dekadës e rindërton aleancat
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka vizituar qytetin e Suharekës dhe fshat...
-
Suspendohet kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, incizoi tinëz kolegët
Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, toger Imer Zeqiri është suspend...
-
Një muaj paraburgim për anëtarin e grupit famëkeq “Albkings” që shpërndau numrat telefonikë
Gjykata Themelore në Prishtinë caktuar masën e paraburgimit kundër të pandehu...
-
Kurti, Vuçiq, Rama, O’Brien mblidhen në Mal të Zi në Samitin Rajonal të liderëve, kjo është agjenda
Samiti Rajonal i liderëve do të mbahet në Kotor të Malit të Zi më 15 dhe 16 m...
-
Haradinaj: Nëse Kosova s’anëtarësohet në KiE është përgjegjësi e Osmanit, Kurtit e Konjufcës
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se nëse humbet momentumi i pran...
-
Haziri: Ballafaqimi i Kurtit për anëtarësimin në KiE është humbje për Kosovën
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se balla...
-
Zgjedhjet në Maqedoni: Afati për ankesa në KSHZ përfundon pak para mesnatës
Afati për dorëzimin e ankesave në Komisionin Shtetëror Zgjedhor në Maqedoni t...
-
Dërgohen në Finlandë mostrat biologjike të terror*istëve të Banjskës
Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale i kanë dërguar ...
-
Sveçla: Vetëm sot 29 qytetarë i kanë konvertuar patentë shoferët ilegal në RKS
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se në ditën e parë,...
-
Tetë vite burgim për serbët që kultivuan kanabis në laboratorë në veri, një tjetër akoma në arrati
Ivan Slaviq dhe Redenko Keseroviq janë dënuar me gjithsej tetë vite burgim, p...