Lajme

Votim i çuditshëm në Kuvend sipas Konjufcës, shtyhet për nesër seanca

Autori: Gazeta inFokus 19:16 | 28 April 2022

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka shtyrë seancën e Kuvendit për nesër në ora 10:00, për shkak se nuk kishte kuorum.

Në votimin për themelimin e Komisionit për hetim të menaxhimit me krizë energjetik, ishin të pranishëm 61 deputetë, por votuan vetëm 3.

“Konstatoj se ky është një ndër votimet më të çuditshme në histori të Kuvendit. Kanë votuar vetëm 3 prej 61 deputetëve edhe ata kanë abstenuar”, tha Konjufca.

-Advertisement-

“Andaj konstatoj se nuk ka pasur kuorum dhe seanca shtyhet për nesër në ora 10”, shtoi ai.

Pastaj Konjufca pyeti deputetët se a janë të pajtimit e ata njëzëri iu përgjigjën “pooo” në një skenë që të ngjante me ato të klasave në shkolla fillore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera