Lajme

Votat e diasporës: PDK-ja përmbysë rezultatin ndaj LDK-së

Autori: Gazeta inFokus 19:59 | 02 March 2021

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon me numërimin e votave të diasporës, shkruan Gazeta inFokus.

Deri me tani janë numëruar 17,159 vota dhe Lëvizja Vetëvendosje po prinë bindshëm ndaj partive tjera, duke marrë 12,700 vota apo 74% prej tyre.

Pas Vetëvendosjes radhitet PDK-ja me 1,499 vota, e cila e ka kaluar LDK-në që tani ka 1,440 sosh, kurse AAK-ja ka 732 vota.

-Advertisement-

Nisma Socialdemokrate deri me tani ka marrë 162 vota.

KQZ ka bërë të ditur se janë 56 mijë e 610 zarfe me fletëvotime nga diaspora që do të numërohen në QNR./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera