Von Der Leyen me fjalë të mëdha pas takimit me Osmanin: Kosova ka bërë reforma të thella

Autori: Gazeta inFokus
10:39 | 27 October 2022
Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen po qëndron në Kosovë dhe ka takuar sot presidenten e vendit, Vjosa Osmanin, shkruan Gazeta Infokus.
Von der Leyen pas takimit në një konferencë për media tha se Kosova ka shënuar progres të madh në shumë aspekte dhe se kjo është treguar edhe në raportin e fundit të progresit.
“Është shumë mirë të kthehem sot këtu në Prishtinë dhe të ju shoh sërish. Patëm një takim shumë të mirë me biseda intensive që Kosova ka bërë shumë progres është shumë e vërtet. Ju keni punuar shumë, e di që vendi juaj vazhdon të demonstrojë një përkushtim të madh për rrugëtimin evropian. Ju keni treguar sërish mbështetje të plotë dhe përkushtim me përkrahjen e masave që BE-ja mori kundër Rusisë për luftën në Ukrainë. Ju jeni duke bërë reforma të mëdha dhe e di që kjo është e lehtë të thuhet por e vështirë të bëhet dhe me të vërtet ju përgëzoj për këtë”, ka thënë ajo.
Po ashtu shefja e komisionit ka thënë se Kosova ka bërë progres edhe në luftimin e korrupsionit.
“Dhe kjo punë që Kosova ka bërë është përfshirë edhe në raportin tonë të fundit, që është shumë pozitiv për Kosovën. Përpjekjet tuaja për të forcuar demokracinë dhe sundimin e ligjit janë njohur dhe ju po ashtu keni bërë shumë progres edhe në luftimin e korrupsionit kështu që kjo është shumë e mirë. Ju po ndërtoni hap pas hapi jo vetëm këtë por edhe forcim në tregun e punës. Kjo pjesë është e njohur po ashtu lartë nga Komisioni i BE-së dhe tregon se keni punuar fort”, ka thënë ajo./Gazeta Infokus/

Të tjera
-
Nis takimi i Osmanit me Adem Hoxhën
Presidentja Vjosa Osmani po vazhdon takimet me kryetarë të partive më të vogl...
-
FSK-së të premten i shtohen kadetët, diplomon gjenerata e 2025-ës
Të premten e 4 korrikut do të mbahet ceremonia e diplomit të kadetëve të Forc...
-
Pamje të rënda nga vendi ku vd*q futbollisti i Liverpoolit Diogo Jota
Bota e futbollit sot u trondit nga lajmi për vdekjen e futbollistit të Liverp...
-
Konfirmohet rasti i parë i murtajes së ruminantëve të vegjël në një fermë në fshatin Landovicë
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka pranuar njoftimin mbi dyshimet për pr...
-
Osmani nis takimin me Emilija Rexhepin
Presidentja Vjosa Osmani po vazhdon takimet me krerët e partive minoritare. ...
-
Nagip Krasniqi vetëdeklarohet i pafajshëm për akuzën e korrupsionit
Ish-kryeshefi ekzekutiv i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Kras...
-
Belgjika njeh zyrtarisht atasheun e mbrojtjes së Kosovës në Bruksel
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe ai i Mbrojtjes i Belgjikës...
-
Deklarata e Kurtit për Thaçin e Veselin, Krasniqi: Po e pret me tmerr 12 tetorin, shpërfaqje e nervozizmit dhe frikës
Memli Krasniqi, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, është deklaruar rre...
-
Mustafa komenton deklaratat e Kurtit për Thaçin e Veselin: S’bëhet politikë me njerëz që luft*uan
Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka komentuar deklaratat e kryetarit t...
-
Avokati Bajraktari reagon ndaj deklaratave të Kurtit për ish-krerët e UÇK-së: Në kohë të pakohë po i ndihmohet Prokurorisë Speciale
Avokati Ardian Bajraktari ka reaguar ashpër ndaj deklarimeve që lidhin ish-kr...
-
MSH obligon sektorin publik e privat për mbrojtjen e punëtorëve nga temperaturat e larta nga 3-10 korrik
Ministria e Shëndetësisë, në bazë të rekomandimeve të Institutit Kombëtar të ...
-
Osmani pret në takim ministren e Mbrojtjes të Luksemburgut, Yuriko Backes
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim ministren e Mbrojtjes ...