Auto&Tech

Volvo S60 nga Evropa në Amerikë

Autori: Gazeta inFokus 12:12 | 21 February 2019

Volvo filloi të eksportojë në SHBA modelin e ri S60, i cili prodhohet në një fabrikë në Karolinën e Jugut.

Njësitë e para të brezit të ri sedan Volvo të projektuara për tregun evropian mbërritën në portin belg Zebrig, ku do të transportohen në një qendër të shpërndarjes në Gent.

Kontingjenti i parë i modeleve S60 është dedikuar për rrjetin e shitjes në Suedi, Norvegji, Danimarkë, Finlandë, Holandë, Belgjikë, Irlandë, Britani të Madhe, Itali, Spanjë, Gjermani, Zvicër, Austri, Poloni, Rumani, Hungari, Çeki, Slloveni dhe Bullgari.

-Advertisement-

Gjatë 2019, S60 i ri gjithashtu do të transportohet për klientët në mbarë botën, duke përfshirë Turqinë, Australinë dhe Zelandën e Re, si dhe në 93 shtete nga Afrika, Lindja e Mesme dhe rajoni Azi-Paqësor.

Prodhimi i brezit të fundit sedan S60 filloi gjashtë muaj më parë, dhe është planifikuar që këtë vit në Karolinën e Jugut të prodhohen rreth 50,000 automjete, nga të cilat mbi 50% janë për eksport.

Volvo do të nisë në SHBA në vitin 2022 prodhimin edhe të një modeli tjetër, gjenerata e ardhshme e SUV XC90 dhe kapaciteti i fabrikës do të zgjerohet në 150,000 makina në vit, transmeton KosovaPress.

Volvo S60 kishte premierën në qershor të vitit 2018. Kjo limuzinë bazohet në një platformë të modifikuar mekanike SPA dhe ndan teknologjinë me modelet V60 dhe XC60.

S60 i ri në treg do të jetë konkurrent me modele të tilla si BMW 3, Mercedes C Class, Audi A4, Jaguar XE, Alfa Romeo Giulia dhe Lexus IS.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera