Lajme

Vodhën në një objekt banesor në Ferizaj, arrestohen tre të dyshuar

Autori: Gazeta inFokus 10:12 | 20 March 2024

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas një pune hetimore nga njësia e hetimeve ka identifikuar dhe arrestuar tre të dyshuar të cilët dyshohet se kanë kryer vjedhje në një objekt banesor.

Siç njofton Policia në raportin 24 orësh ngjarja ka ndodhur më 31.01.2024 në Rrugën “Reçaku” në Ferizaj.

“Pas një pune hetimore nga njësia e hetimeve janë identifikuar dhe arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët dyshohet se kanë kryer vjedhje në një objekt banesor”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

-Advertisement-

Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar si “Vjedhje e rëndë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera