Lajme

Vlora qarkulloi mbi 300 milionë euro gjatë sezonit veror

Autori: Gazeta inFokus 17:25 | 24 September 2022

Tashmë nuk ka më asnjë mëdyshje që sezoni veror i këtij viti për rrethin e Vlorës ka qenë mjaft i mbarë jo vetëm nga numri i frekuentimit të turistëve kryesisht të huaj, por edhe nga të dhënat financiare.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Tatimeve flet për qindra milionë euro që janë qarkulluar në Vlorë gjatë muajve të sezonit.

“Qarkullimi në Vlorë ka qenë dyfish në krahasim me vitet e tjera. Vlora po rritet me shpejtësi shumë të madhe. Mund të them që ka qenë në një fazë të qarkullimit, mbi 300 milionë euro”, thotë Sokol Kanani për A2.

-Advertisement-

Kjo ka sjellë edhe rritje të numrit të personave të punësuar por njëkohësisht edhe rritje të pagës, që është reflektuar edhe në rritje të pagesave.

Gjatë sezonit veror numri i të punësuarve shkoi në 27 mijë persona, ndërsa u aktivizuan rreth 1000 subjekte me aktivitet sezonal, nga të cilat 280 ishin subjekte të reja të çelura gjatë këtij viti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera