Lajme

Vjosa Park Kombëtar, Rama: Do kërkojmë të shpallet pasuri e përbashkët me Greqinë, 80 milionë dollarë investime në dispozicion

Autori: Gazeta inFokus 11:44 | 15 March 2023

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ishte të mërkurën në Tepelenë në ceremoninë e shpalljes zyrtarisht të Vjosës Park Kombëtar.

Gjatë fjalës së tij në event, Rama u shpreh se nga sot Shqipëria mbron përgjithmonë lumin e egër të fundit të Evropës ndërsa premtoi se sipërfaqja e zonave të mbrojtura do të rritet.

Rama u shpreh se është në bashkëbisedim me autoritetet në Greqi për ta trajtuar Vjosën si pasuri e përbashkët mes Shqipërisë dhe Greqisë.

-Advertisement-

“Janë 80 milionë dollarë investime në dispozicion të parkut. Do kërkojmë që Vjosa të shpallet pasuri e përbashkët me Greqinë në mënyrë që të rrisim investimet në të. Kemi një projekt masiv për kanalizimet në të gjitha bashkitë që përshkohen nga Vjosa. Pjesë e investimit është edhe mbështetja financiare për bizneset që do të zhvillohen në këto bashki”, tha Rama.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera