Lajme

Vjosa Osmani: Kosova sot ndërmori një hap të rëndësishëm

Autori: Ermirë Berisha 13:40 | 12 April 2022

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur pas takimit inaugurues të Këshillit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut, shkruan Gazeta inFokus.

Osmani përmes një njoftimi në faqen e saj zyrtare në Facebook, ka shkruar se në kuadër të Samitit për Demokraci, Kosova ka marr një hap të rëndësishëm për jetësimin e zotimeve.

“Përkushtimi i institucioneve tona kyçe në këtë drejtim, përfshirë shoqërinë civile, është dëshmi e seriozitetit të Republikës së Kosovës në përmbushjen e zotimeve të dhëna në këtë samit të President Joe Biden, e që ndërlidhen me luftimin e korrupsionit, mbrojtjen nga autoritarizmi dhe avancimin e të drejtave të njeriut”, ka shkruar presidentja e vendit./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera