Lajme

Vjosa Osmani kërkon nga presidenti letonez mbështetjen për anëtarësim në NATO

Autori: Gazeta inFokus 12:17 | 22 April 2022

Presidentja Vjosa Osmani, ka dhënë detaje nga takimi me homologun e saj nga Letonia, Egils Levits.

Në një konferencë për media, Osmani tha se me Levitsin kanë pasur diskutime shumë përmbajtësore dhe produktive.

Ajo ndër të tjera tha se nga presidenti i Letonisë ka kërkuar mbështetje në rrugëtimin e Kosovës në rrugëtimin euroatlantik, ndërtimin e bashkëpunimit të ngushtë në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, por edhe në fushën e bashkëpunimit ekonomik.

-Advertisement-

“Shpreha dëshirën e fortë për të nderuar bashkëpunim të ngushë në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, por edhe në fushën e bashkëpunimit ekonomik. Vizita e presidentit të Letonisë po ndodh në një kohë kur kontinenti ynë po ballafaqohet me një realitet të trishtë. Jam e bindur se si dy vende mike do të vazhdojnë të kontribuojmë për të mbështetur paqen dhe stabilitetin në kontinentin tonë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
GP Aviation dhe PrishtinaTicket me fluturime direkte dy herë në javë drejt Parisit!
-Advertisement-

Të tjera