Mesiq: UÇK-ja ia dha gozhdën e fundit Millosheviqit dhe Jugosllavisë

Autori: Gazeta inFokus
19:12 | 14 June 2025
Ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiq në një intervistë për “Info Magazine” në Klan Kosova ndër të tjera foli për fundin e Sllobodan Millosheviqit dhe të Jugosllavisë.
Në lidhje me këtë, ai u shpreh se gozhdën e fundit e ka dhënë Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
“E thashë unë kur shkova në Beograd, fola atë se unë jam presidenti i fundit . Sepse e dija që me atë model Jugosllavia nuk mund të mbahej duhej marrëveshje e re politike. Tito shkoi, partia ra, kurse Armata kërkonte sponsor. Nga ajo armatë dolën, sllovenët, kroatët, shqiptarët, boshnjakët, mbeti vetëm armata serbe dhe ajo nuk mund ta përfaqësonte Jugosllavinë. Kjo ishte një politikë plotësisht e huqur e Millosheviqit, që na ka kushtuar me aq shumë të vrarë e të plagosur. Pra një politikë e gabuar e atij njeriu e përjetoi shkatërrimin e saj”.
“Por të themi kështu “goditjen e fundit, gozhdën e fundit për këtë e ka dhënë Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Sepse Pakti i Atlantikut , asnjëherë në historinë e tij nuk ka reaguar. Tek Kur u formua Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe kur u pa që Millosheviqi nuk mund të realizonte qëllimet e tij , vetëm nëpërmjet asj duke shkaktuar edhe më shumë viktima. Sepse së pari qëllimi i tij ishte të zgjeronte Serbinë kah perëndimi, por këtë nuk e arriti”.
“Pastaj Kroacia krijoi ushtrinë , njëjtë bënë Sllovenia dhe Bosnja kështu që ai kthehet kah Kosova që ta spastroj atë vend . Ai ka dashur ta përndjek një popull pra kosovarët. Ky është një popull që është këtu qysh para romakëve”, u shpreh tutje ai.

Të tjera
-
Çmimet e kafesë, çajit dhe kakao-s u rritën me 18,2% në qershor krahasuar me të njëjtin muaj të 2024-ës
Në muajin Qershor 2025, Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK) ka...
-
Përplasen dy motorë uji në Golem, 31-vjeçari nga Kosova përfundon në spital
Përplasen dy motorë uji në Golem, 31-vjeçari nga Ko...
-
Rama: Bektashizmi thesar kombëtar për Shqipërinë, gjithçka që mos të zhduket
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama duke e cilësuar bektashizmin një thesar k...
-
“Sot një vit”, Shtëpia e Bardhë kujton atentatin ndaj Trump me një citat të presidentit amerikan
Shtëpia e Bardhë ka kujtuar atentatin ndaj Donald Trump, ndërsa presidenti ak...
-
Bajrami pas takimit me diplomatin amerikan: LDK nuk i bashkohet rrugëve që çojnë në qeverisje të dëmshme për raportet ndërkombëtare
Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), është takuar me zyrtarin...
-
Haradinaj takohet me zyrtarin e lartë amerikan: Kosova mbetet e përkushtuar për t’u bërë pjesë e NATO’s me mbështetjen e SHBA-ve
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, është t...
-
Fluks turistësh në bregdetin e Durrësit, shtohen të huajt që vizitojnë Shqipërinë
Fluksi i turistëve të huaj në bregdetin e Durrësit dhe Golemit është shtuar g...
-
Krasniqi me zyrtarin e lartë të DASh-it flasin për marrëveshjen përfundimtare Kosovë-Serbi
Krasniqi me zyrtarin e lartë të DASh-it flasin për ...
-
OKB raporton të shtëna me armë zjarri pranë centralit bërthamor të Zaporizhzhias
Organizata mbikëqyrëse bërthamore e OKB-së ka raportuar për të shtëna me armë...
-
Gisele Pelicot nderohet me titullin më të lartë të Francës
Gisele Pelicot, gruaja franceze që ka fituar vëmendje ndërkombëtare pasi ka d...
-
Pas deklaratave të Grenellit, Osmani paralajmëron konferencë për media sapo të kthehet në Kosovë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të mbajë një konferencë për media lid...
-
Ulur këmbëkryq, mbahet “Kuvendi i burrave” në Theth: Kullat i kemi mbrojtur me gjak
Aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth ka hyrë në ditën e shtatë,...