Lajme

Gjendje alarmante: Fushë Kosova, Obiliqi, Drenasi e Kalabria 24 orë pa ujë

Autori: Gazeta inFokus 23:20 | 14 June 2025

Në fabrikën “Shkabaj” prej të cilës furnizohen me ujë të pijshëm Fushë Kosova, Obiliqi, Drenasi dhe lagjja “Kalabria” në Prishtinë, është ndërprerë furnizimi me ujë, shkruan Gazeta Infokus.

Kjo pasi sipas Kompanisë Rajonale Ujësjellësi “Prishtina”, punimet teknike në kanalin e Ibër Lepencit kanë shkaktuar nivel të lartë të turbullirave, nivel ky që e bënë të pamundur trajtimin e ujit për pije.

Mirëpo, vlenë të theksohet se njoftimi i kompanisë është bërë pasi është bërë ndërprerja e ujit.

-Advertisement-

Përveç që është ndal pa paralajmërim për këto punime, KRU “Prishtina” as nuk ka dhënë asnjë informacion se deri kur ka me zgjat kjo gjendje e furnizimit me ujë, ku tre komuna e një lagje e Prishtinës kanë mbetur pa ujë.

Sipas njoftimit, furnizimi me ujë në lagjet tjera të Prishtinës do të ketë ndikimi minimal.

“Si shkak i punimeve teknike në kanalin e Ibër Lepencit kemi nivel të lartë të turbullirës, nivel që bënë të pamundur trajtimin e ujit për pije, konform standardeve dhe teknologjisë që posedojmë. Me qëllim që të ruajmë kualitetin e ujit për pije, jemi të detyruar të ndërprejmë punën në fabrikën në shkabaj nga e cila bëhet furnizimi me ujë të pijshëm Fushë Kosovën,Obiliqin, Drenasin dhe lagjen “ Kalabria ” në Prishtinë( një pjesë). Theksojmë se furnizimi me ujë në lagjet tjera të Prishtinës do të kete ndikimi minimalisht”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
FIFA Club World Cup ekskluzivisht vjen për herë të parë në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera