Lajme

Vjen reagimi i parë nga ministri i Kurtit për meshën serbe në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 21:29 | 10 June 2021

Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku ka thënë se Policia e Kosovës nuk ishte në dijeni për mbajtjen e meshës serbe në Kishën  në Prishtinë.

Çeku ka thënë se kjo është shkelje e rregullave të sigurisë publike.

“Gjatë ditës së sotme jemi njoftuar për një aktivitet të Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë të zhvilluar në strukturën e papërfunduar, e cila ishte ndërtuar në pronën e Universitetit të Prishtinës në kohën e regjimit represiv serb mbi Kosovën. Policia e Kosovës nuk ka qenë e njoftuar paraprakisht për mbajtjen e këtij aktiviteti dhe kjo përbën shkelje të rregullave të sigurisë publike në Kosovë”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Ministri i Kulturës thotë se veprimtaria fetare nuk duhet të përdoret për qëllime politike.

“Liria e veprimtarisë fetare është e garantuar me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, dhe ajo mbrohet me të gjitha mekanizmat institucional. Mirëpo, veprimtaria fetare nuk mund të përdoret për qëllime politike dhe as të cënojë rendin, ligjin dhe drejtësinë. Për paqen që e gëzojmë sot kemi paguar çmim të lartë, prandaj institucionet e Kosovës nuk do të tolerojnë veprime që cënojnë sigurinë publike, ndërhyjnë në pavarësinë e gjyqësorit dhe nxisin konflikte duke e rrezikuar bashkëjetesën mes komuniteteve”shton ai./Gazeta Infokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera