Vjen një njoftim i rëndësishëm nga Trusti
Autori: Gazeta inFokus
09:44 | 21 Qershor 2020
Përhapja e pandemisë ka ndikuar në të hyrat e Fondit të Kursimeve Pensional të Kosovës duke pësuar rënie deri në 1 për qind.
Ndërsa vlerësohet se ka qëndrushmëri afatgjate si shkak i ngritjes së të hyrave në nëntë për qind vitin e kaluar.
Zëdhënësi i Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës, Jeton Demi tha për Ekonomia Online se siguria e mjeteve është e varur nga siguria e ekonomisë.
Sipas tij, vetëm 30 për qind në Kosovë janë mjete të investuara, kurse 70 për qind janë tregje financiare.
Andaj thotë ai se deri me tani tregjet dhe ekonomia botërore është pozitive, por që kjo varet prej disa parametrave të matshem ose të parashikueshëm.
“Ndikim ka pasur që nga mesi i shkurtit kur ka prekur Kinën është prekur globalisht tregjet financiare dhe ka pasur rënie. Është rikoperuar plotësisht rënia ka lëvizje dhe luhatje prapë pasi pandemia po rishfaqet, nuk ka qetësi”.
“Në faza të ndryshme ka pasur deri në 8 për qind rënie pastaj është rikoperuar aktualisht është nën një për qind. Pozitive është se kemi një qëndrushmeri afatgjate, pasi vitin e kaluar kishim ngritje deri në 9 për qind, në total jemi 49 për qind prej themelimit”.
“Siguria e mjeteve varet nga siguria e ekonomisë, rreth 30 përqind i kemi në Kosovë të investuara, kurse 70 për qind janë tregje financiare. Shëndeti i tregjeve dhe ekonomisë botërore është pozitiv është i mirë edhe investimet do ta kenë të njëjtin shëndet e siguri”.
“Nuk ka asnjë gjë apsolute të sigurt në botë, gjërat nuk mund të parashikohen në tregjet financiare nuk po mund të parashikohet as pandemia. Dëmi ekonomik është i madh, por do të shohim se si do të refketohet dhe si do të jenë masat e ekonomive kryesore dhe fondeve”, u shpreh Demi.
Demi potencoi se mjejtet në Trust mund të ndihmojnë në rimëkëmbjen ekonomike. Siç tha ai do të ndikonte në rritjen e konsumit dhe qarkullimin e parasë.
Por deklaroi ai se është dekurajuse se gjysma e kontribuesve kanë më pak së një mijë euro në llogari, raporton EO.
“Është normale që stimulimi i ekonomisë të ndodhë duke i dhënë mundësinë që të futet në treg qindra miliona euro por është herët të flitet pa kaluar ligji”.
“Por një skenar i tillë do të ishte pozitiv në rritjen e konsumit dhe qarkullimin e parasë. Është dekurajuse se rreth gjysma 300 mijë kontribues kanë më pak së një mijë euro në llogari, efekti nuk do të jetë në shumicën e llogarimbajtësve që kanë bilanc më të madh, vetëm 20 për qind”, ka thënë Demi.

T� tjera
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
































