Lajme

Vjedhje e rëndë në një banesë në Podujevë, hajnat avullojnë 7000 euro

Autori: Gazeta inFokus 19:13 | 08 May 2022

Një banesë në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, ka qenë cak i hajnave, gjatë ditës së djeshme, shkruan Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë thonë se pronari i banesës e ka raportuar në Polici rastin e vjedhjes së rëndë, me ç’rast ka dhënë dhe detaje se si ka ndodh rasti dhe çka ishte vjedhur nga banesa e tij.

Sipas pronarit, dera e hyrjes së banesës është hapur me forcë nga disa persona të panjohur dhe nga aty ishin vjedhur të holla në vlerën e 7 mijë eurove.

-Advertisement-

Gazeta mëson se një njësi policore bashkë me hetuesinë dhe krimteknikën kanë dalë në vendin e ngjarjes me qëllim të sigurimit të provave materiale dhe personale, ndërkaq me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti “vjedhje e rëndë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera