Lajme

Vitia: Prej vitit 2016 në ministri ishte rekomandimi për ligjin e sëmundjeve ngjitëse që mund të lehtësonte punën

Autori: Gazeta inFokus 15:28 | 23 September 2020

Ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia po raporton në Komisionin Hetimor për menaxhimin e pandemisë.

Aty, duke iu përgjigjur pyetjes nga deputetja e VV-së, Mimoza Kusari – Lila, Vitia ka pohuar që prej vitit 2016 ishte një rekomandim në ministrinë e Shëndetësisë për ligjin për sëmundje ngjitëse, por që nuk ishte marrë parasysh, shkruan Gazeta Infokus.

E sipas Vitisë po të merrej parasysh kjo puna do të ishte shumë më e lehtë.

-Advertisement-

“Me rekomandimet e propozuar jo veç Kosova por krejt globi është përballë me probleme ligjore, për shkak të pandemisë, si situatë e re ku është nevojitur që ehde situata ligjore të jetë konform kësaj pandemie, e në shumë vende janë bë amandamentime të ligjeve e njësoj është dashtë të bëhet edhe tek ne e me rekomandimet që ishte punët sidomos të personelit shëndetësor, policisë e gjithë të tjerëve do të ishte shumë më e lehtë”, ka thënë Vitia./Gazeta Infokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera