Viti 2023, i mundshëm për arritjen e një marrëveshje finale
Autori: Gazeta inFokus 21:46 | 02 October 2022
Viti i ardhshëm po konsiderohet si mundësi për arritjen e një marrëveshje finale mes Kosovës dhe Serbisë. Derisa diplomatët kosovar kanë thënë se qarqet diplomatike të ShBA-së janë optimiste për arritjen e një marrëveshjeje, opozita ka kritikuar Qeverinë për mos transparencë në çështjen e dialogut.
2023-a po vlerësohet si vit i mundshëm për arritjen e një marrëveshje finale mes Kosovës dhe Serbisë.
Ish-ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Avni Spahiu, ka thënë se qarqet diplomatike dhe politike në ShBA dhe Bashkim Evropian, janë optimiste se brenda vitit të ardhshëm do të ketë një marrëveshje finale.
Spahiu ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk duhet të pranojë asnjë zgjidhje gjysmake që nuk garanton normalizimin e plotë të marrëdhënieve me njohje reciproke.
Për dialogun, shefja e Grupit të Deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se qëllimi është arritja e një marrëveshje me njohje në qendër.
Kurse, opozita ka hedhur akuza për mos transparencë për çështjen e dialogut.
Javë më parë, temë diskutimi ishte një dokument që quhej kornizë e re e dialogut mes dy vendeve, mirëpo një gjë e tillë ishte mohuar dhe demantuar nga Bashkimi Evropian./Gazeta10
Të tjera
-
“Qëndrojmë pranë popullit të Suedisë”/ Osmani reagon pas sulmit në një shkollë në Orebro
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar për fatkeqësinë...
-
Mbushet sheshi i Gjilanit për Bedri Hamzës: Më 9 shkurt, përfundon pritja për investime në Anamoravë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim masiv ...
-
Hakohet faqja e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, reagon ministri Rashiq
Ministri i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka bërë të ditu...
-
Musliu: Fshati Abri na ngrohu zemrat me mikëpritjen dhe mbështetjen e jashtëzakonshme
Ganimete Musliu, kandidatja për deputete me numrin 12 nga Partia Demokratike ...
-
Kolgeci: Kosova ka nevojë për ndryshim, dhe ky ndryshim po vije me LDK-në
Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës me numrin 91, Selman K...
-
Linda Bekteshi: Na ndajnë edhe katër ditë, por vetëm fillimi i rrugës që po e ndërtojmë bashkë
Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës me numrin 66, Linda ...
-
Spitalet Rajonale dhe QKUK-ja rrezikojnë të mbesin pa IT, për shkak të pagave të ulëta
IndeksOnline ka raportuar edhe më herët për rrezikun që institucionet shëndet...
-
Haradinaj në Prishtinë premton përfundimin e Unazës së Jashtme e stadium të ri
Koalicioni AAK-Nisma dhe partnerët ka zhvilluar një tubim madhështor në Prish...
-
Rreziku nga objektet e vjetra: Kush është përgjegjës për parandalim dhe reagim?
Shembja e një objekti të vjetër në fshatin Jabllanicë të Gjakovës, më 1 shkur...
-
“10 të vdekụr nga sụlmi në Suedi”/ Policia e Orebros: Po identifikojmë viktimat
Dhjetë persona dyshohet se humbën jetën si pasojë e sulmit në Suedi, njoftoi ...
-
Tahiri në takim me sipërmarrësit: Do të krijojmë një klimë të favorshme për zhvillim dhe investime!
Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Besnik Tahiri, së bashku me bashkë...
-
Hamza nga tubimi në Gjilan: Ju e dini se sa ka rënë standardi i jetesës, prandaj do t’i rrisim pagat 50%
Nga tubimi në sheshin e Gjilan, kandidati për kryeministër i Partisë Demokrat...